Aksident me vdekje ne aksin Fushe Kruje-Milot
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fushë Krujë –Milot . Sipas policisë lokale një autobus më targa të Kosovës sapo ka kaluar Fushë Krujën në fshatin Luz ka përplasur për vdekje 68 vjecarin Adem Milloshi, banor i Mamurrasit.
Viktima po kalonte rrugën për të blerë tek një dyqan aty pranë në momentin që është goditur nga autobusi.
Policia ka ndaluar shoferin e autobusit Dritan Salihi për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Paraprakisht dyshohet si shkak i aksidentit prerja e rrugës në mënyrë të gabuar nga ana e viktimës.