Ne prag te Miss Globe International
Ne prag te evenimentit te Miss Glob per te pestin vit ne Shqiperi vajzat konkurente vazhdojne te njihen me Shqiperine dhe shqiptaret. Kete here ato kane marre nje ftese te vecante nga Taverna “Dajti” ne Tirane. Mikpritja dhe kuzhina shqiptare ishin nder momentet interesante te pergatitjeve per spektaklin. 39 bukuroshe i jane gezuar nje feste tradicionale ku kuzhina vendase ka qene nder elementet me te vecante. Duke qene nder te ftuarat speciale qe ndodhen per here te pare pas rikthimit ne Tavernen “Dajti” ne Tirane, gjithe stafi i miss Glob ka shfrytezuar kete mbremje per tu njohur me shume me shqiptaret. Pas nje rikonstruksioni teresor Taverna “Dajti” e ka nisur mikpritjen me pjesemareset e ketij konkursi ku marrin pjese vajza nga 39 vende te botes dhe do te kete edicion e peste ne Shqiperi. Qe nga kjo mbremje Taverna “Dajti” premton se do t’i kushtoje me shume rendesi evenimenteve te tilla per te promovuar kulturen dhe traditen shqiptare.