E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kundera “spiun komunist”

Një grup i vogël miqsh në Çekosllovaki kërkojnë të rindërtojnë jetën pas tmerrit nazist, jetë të qetë që vetëm pas disa muajve do të shkatërrohet nga paranoja e regjimit komunist.

Ky është subjekti i filmit ku tregohet jeta e dy pilotëve cekë, ku sipas fakteve të verteta shkrimtari i njohur, Milan Kundera, ka spiunuar duke shkaterruar gjithcka.

Dokumente të publikuara në atë kohë në revistën çeke “Respekt” tregojnë se katrahura ndodhi për faj të Milan Kundera, që atëherë ishtë një poet entuziast, me merita për stilin stalinian që më vonë bëhet protagonist i disidencës.

Shkrimtari i rezervuar çek, në një intervistë të rrallë publike për agjensinë çeke CTK, ka mohuar gjithçka, duke i cilësuar “gënjeshtra” dhe duke u deklaruar “tërësisht i habitur".

"Kjo është një gjë e papritur që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Është një atentat kundër meje. Unë atë burrë nuk e njihja", tha shkrimtari.

Ai burrë është Miroslav Dvoracek, që pasi u denoncua si dezertor nga Kundera i shpëtoi për një mrekulli dënimit me vdekje, por u dënua me 22 vjet burg nga të cilat bëri vetëm 13 vjet, ku i kaloi në miniera të rezervuara vetëm për të burgosurit politik.

Në 1968 Dvoracek u arratis në Zvicër, ku jeton edhe sot e kësaj dite.

“Ai di vetëm që është denoncuar - tha gruaja e tij, Marketa.- Se kush ka qënë, sot, për atë nuk ka asnjë rëndësi”.
 
Nuk ka për atë, por ka rëndësi për Republikën Çeke, për Europën.

Historia

Dvoracek dhe Juppa vendosin që në 1948 të futen në forcat ajrore çekosllovake për të imituar heronjtë nacionalistë të Luftës së Dytë Botërore, që luftonin përkrah aleatëve.

Por, kur komunistët marrin pushtetin në Pragë, identifikojnë dy pilotë të rrezikshëm anti-regjimit, Dvoracek dhe Juppa. Të dyshuar për përkrahës britanik ata dëbohen.

Arratisen në Perëndim, në kampin për refugjat të Monakos dhe Bavarisë. Aty rekrutohen nga një servis sekret çekosllovak që vepron kundër regjimit në Pragë i financuar nga amerikanët. Dy ish pilotët bëhen spiunë.

Në një nga misionet e tij në Pragë, Miroslav Dvoracek kthehet të përshëndesë shoqen e tij të fëmijërisë, Iva Militka, e cila e lodhur nga pritja e gjatë i është nënshtruar regjimit komunist me të fejuarin e ri, Miroslav Dlask.

Iva pranon ta takojë në rezidencën universitare “Kolonka”. Por Dvoracek do të arrestohet nga policia, pas denoncimit të të “studentit Milan Kundera, lindur në 1 prill 1929 në Brno”.

Faktet të zbuluara vetëm disa muaj më parë nga një raport i policisë për regjimin komunist shkruajnë: “Sot më 14 mars 1950 në orën 16.00 raportoj se mikja e tij Iva Militkado do të takohet me Miroslav Dvoracek, dezertor”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›