Në pranga 10 trafikantë fëmijësh
Në një operacion të zhvilluar nga policia Italiane në bashkëpunim me atë shqiptare janë arrestuar 10 persona dhe janë në kërkim edhe 15 të tjerë. Trafikantët të cilët vepronin nga Sllovenia në Itali drejtoheshin nga një shqiptar 39-vjeçar, i cili vepronte që nga Tirana. Ata u merrnin 3000- 3500 euro klandestinëve dhe kryesisht vepronin me minorenet. Operacioni është kryer nga policia e Goricias dhe pas hetimeve u zbuluan 16 udhëtime Shqipëri – Itali të bandës.