E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne pranga i dyshuari i 145 vrasjeve ne Meksike te rrembyer nga autobuset

Autoritetet meksikane njoftuan se kanë kapur të dyshuarin kryesor të 145 vrasjeve, trupat e të cilëve u gjendën në një varrezë masive në shtetin verior të Tamaulipas.

Omar Martin Estrada - i njohur si El Kilo - është akuzuar si udhëheqësi lokal i kartelit të drogës Zetas në San Fernando.

Një shpërblim prej 1.2 milion $ ishte ofruar nga policia për arrestimin e tij.

Shumica e viktimave mendohet të kenë qenë rrëmbyer nga autobusët.

Estrada është akuzuar gjithashtu për përfshirjen ne vrasjen e 72 emigrantëve amerikanë, trupat e të cilëve u gjetën në zonën e San Fernandos.

Një ditë më parë forcat e policisë arrestuan 16 persona të çilet mendohet të jenë anëtarë të Zetas dhe se kanë lidhje po me varrin masiv.

Ndërkaq, 16 punonjës policie janë marrë në pyetje pasi dyshohet se kanë mbrojtur kriminelet të cilët kohë më parë kanë qenë nën arrest por janë lënë të lirë nga autoritetet e policisë.

Qeveria meksikane ka bërë të ditur se rreth 35mijë vetë janë vrarë në luftën kundër karteleve të drogës gjatë 4 viteve të fundit.

Ndërkaq, më shumë se 5 mijë persona janë raportuar të zhdukur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›