E pazakonte/ Kongresi i Partise Komuniste Kubane miraton 300 reforma
Krejt e pazakontë është ajo që ka ndodhur në kongresin e Partisë Komuniste Kubane.
Pas 14 vitesh në krye, presidenti Raul Kastro ka propozuar kufizim të mandatit të udhëheqësve kubanë i cili në radhë të parë do të prekë vetë Kastron.
Kështu, Kongresi 4-ditor i Partisë Komuniste pritet të miratojë një paketë prej 300 reformash ekonomike.
Presidenti i Kubës, ndryshe nga ç`mund të pritej, pas 14 vitesh në krye të Partisë Komuniste, ka propozuar kufizim të mandatit të udhëheqësve kubanë.
Në fjalimin e një dite më parë në Kongresin e Partisë Komuniste, Kastro tha se politikanët duhet të shërbejnë për një periudhë të kufizuar deri në dy mandate nga 5 vite secili.
79-vjeçari Kastro tha gjatë fjalës së tij se ka ardhur koha që partia të ripërtërihet dhe të bëjë autokritikat e nevojshme.
Ai bëri të qartë kufijtë e udhëheqjes që do të zbatohen për veten e tij në radhë të parë.
“Kuba duhet të kapërcejë mentalitetin e inercisë, - tha ai, -dhe ne duhet të jemi të qartë se e vetmja gjë që kërcënon revolucionin tonë është paaftësia për të ndrequr gabimet tona”.
Duke folur për reformat ekonomike që priten te miratohen nga kongresi, Raul Kastro tha se karakteri socialist i Kubës është i pakthyeshëm dhe se nuk do të lejohet akumulimi i pasurisë.
“Ne do të vijojmë të sigurojmë arsimin dhe shërbimet shëndetësore falas”, - tha presidenti kuban.
Partia komuniste drejton vendin prej 52 vitesh.
Raul Kastro mori drejtimin e saj ne vitin 2008 nga i vëllai, Fideli.