Pendohet Berluskoni per doreheqjen Do te qendroj ne qeveri

Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, ka ndryshuar mendje përsa i përket largimit nga politika në përfundim të mandatit të radhës.
Vetëm pak ditë pasi deklaroi se nuk do të kandidojë më në postin e kryeministrit, Berluskoni tha se ka ndryshuar mendje dhe se nuk do të dorëzohet.
“Nuk do të jap dorëheqje. Do të qëndroj në qeveri për sa kohë të jetë e mundur. Unë do të jetoj 120 vite, edhe pse akoma nuk jam i pavdekshëm”, - deklaroi Berluskoni.
Kryeministri 74 vjeçar po përballet me drejtësinë nën akuzën e shfrytëzimit seksual të një minoreneje.
Ai disa herë ka kritikuar prokurorët e Milanos duke thënë se të gjitha akuzat qe ata ngrejnë janë të motivuara politikisht.
Berluskoni është zgjedhur tre herë kryeministër i Italisë.