E Diel, 1 Nëntor 2026

Në pranga kryetari i komunës Trebinjë, abuzonte me detyrën

POGRADEC- Bie në prangat e policisë kryetari i komunës së Trebinjës në Qarkun e Korçës, Gjergj Buzo i akuzuar për "Korrupsion dhe abuzim me detyrën, kundrejt shumave të konsiderueshme ".

Burime nga policia bëjnë të ditur se 42 vjeçari Buzo, i cili aktualisht ushtron detyrën e kryetarit të kësaj komune, akuzohet se përmes funksionit të tij, ka përfituar shuma të konsiderueshme të hollash, në këmbim të favoreve që i mundësonte detyra e tij si kryetar.

Sipas policisë, në ngarkim të shtetasit Buzo, me banim në Pogradec, ka filluar çështja penale për "Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë".
Arrestimi i këtij shtetasi u bë i mundur pas finalizimit të operacionit policor "Rryshfeti", ndërkohë që 42 vjecarit iu sekuestruan në banesën e tij 70.900 lekë me prerje te ndryshme, si dhe një pistoletë tip TT, të cilën e mbante pa leje. 
(e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›