Beqaj me gurë në veshka, portieri i tretë një dilemë
TIRANE-Dilema e vetme për të zbardhur për Kuzhenë në prag të miqësoreve me Malin e Zi dhe Andorrën, në program më 25 maj dhe 2 qershor, është ajo e portierit të tretë. Shkak për këtë është një sëmundje e Arjan Beqajt, i cili ka njoftuar se është me gurë në veshka dhe do të bëjë rreze për t'i hequr ato. Kroati e ka patur fillimisht në listë portierin e Anorthosis, por më pas e ka hequr, pas telefonatës që kanë zhvilluar bashkë. Ende nuk është përcaktuar se cili do të jetë portieri i tretë që do të mbrojë portën kuqezi në dy takimet e radhës, por sipas të gjitha gjasave, pritet një ftesë për Iljon Likën e Kastriotit. "Këtë dilemë do ta zgjidh të hënën, - tha Kuzhe, - Beqaj e ka të pamundur të vijë, por gjithsesi nuk do të jetë problem".
(d.b/GSH/BalkanWeb)
(d.b/GSH/BalkanWeb)