Deputeti Klosi në spital: Greva, moment i lavdishëm
TIRANE- Në ditën e 16-të të grevës së urisë deputeti socialist Blendi Klosi u detyrua të linte grevën për shkak të rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore. Që në fillim eksponentët më të lartë të PS i kërkuan Klosit të ndërpriste grevën pasi vuante nga diabeti, por deputeti socialist vendosi ta vazhdonte atë deri ën fund.
Gjatë një prononcimi për News24, Klosi nënvizoi se i vinte keq që nuk gjendej më pranë grevistëve por largohej nga greva me bindjen se tashmë ajo do të hyjë në histori si një moment i lavdishëm i politikës shqiptare.
“Kjo grevë vlejti shumë sepse ne arritëm të tregojmë se ka akoma njerëz që sakrifikojnë kaq shumë nga vetja për dicka e cila nuk ka lidhje personalisht me asnjë nga ne por ka lidhje me të ardhmen e këtij vendi. Greva do të mbetet në vite si një moment i lavdishëm i historisë politike të shqiptarëve” u shpreh deputeti socialist.
Sipas Klosit, tashmë kauza kryesore e hyrjes në grevë, transparenca e zgjedhjeve është fituar pasi sipas tij cdo shqiptar e di se vota ju vodh nga Berisha. Dyshimet mbi vërtetësinë e grevës, Klosi i konsideroi një makabritet dhe ftoi cilindo mjek, madje dhe vetë kryeministrin të vëzhgojë nga afër gjendjen e grevistëve.
“Sali Berisha nëse do të veshi vetë bluzën e mjekut dhe të shkojë të zgjedhi këdo nga 200 grevistët të bëjë analizat dhe të shikojë se greva është mëse e vërtetë.” U shpreh Klosi.
Gjatë ditës së sotme u detyrua të largohej nga greva edhe deputeti Agim Leka . Rreth orës 8 të mëngjesit deputeti socialist u transportua me urgjencë në spital për mjekim urgjent.
(e.n/News24/BalkanWeb)