E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne pranga supertregtari

TIRANE - Nje operacion blic i Antikrimit Ekonomiko-Financiar coi ne arrestimin e nje 32-vjecari dhe ne sekuestrimin e 165 milione leke te vjetra. Fale nje bashkepunimi me Policine Tatimore, seksioni i Krimit Ekonomik-Financiar ne Drejtorine e Policise se Tiranes vuri dje ne pranga Eduart Tosken, me banim ne Tirane. 32-vjecari eshte kapur ne flagrance ne afersi te tregut cam, vend ne te cilin kishte marre me qira nje dyqan. Operacioni eshte bere gjate oreve te drekes se djeshme. Sipas burimeve zyrtare prane policise se Tiranes, mesohet se Toska eshte arrestuar, pasi kishte informacione se ai tregtonte mallra kontrabande dhe nuk ishte i licencuar. Pas venies ne pranga, ne dyqanin e marre me qira jane sekuestruar 165 milione leke te vjetra, 700 cope telefona celular te markave te ndryshme, 560 cope panorama te ndryshme, 200 cope bicikleta per femije, 5000 cope aksesore telefonash, 500 cope karrikues telefonash, 500 cope bateri telefonash dhe 10 cope valixhe te madhesive te ndryshme. Mbi te rendojne akuzat e "tregtimit dhe transportit te mallrave qe jane kontrabande", "ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabande", si dhe "ushtrimit te aktivitetit pa licence". Gjithashtu, gjate operacionit eshte bllokuar aktiviteti per dy subjekte, te cilat nuk kishin dokumentacionin e nevojshem per te ushtruar biznes. Subjekti "B. Lika" me administrator Bashkim Liken dhe Miklen Micin, te cilet ishin te licencuar nga dega e Tatimeve per kembim valute, si dhe subjekti Shefqet Jata, po ashtu i licencuar per kembim valute. E.Elezi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›