E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne pritje te Topit per dosjet

Presidenti i Republikes Bamir Topi eshte ne limitin kohor qe i cakton Kushtetuta per te thene fjalen e fundit mbi ligjin e lustracionit. Drafti qe njihet ndryshe si ligji per hapjen e dosjeve eshte ne pritje te dekretimit nga kreu i shtetit. Afati 20 ditor pas miratimit nga parlamenti eshte ne perfundim. Ligji hapi mjaft debate ne politiken shqiptare. Opozita nuk morri pjese ne votim duke e konsideruar ate antikushtetues. Edhe faktori nderkombetar u angazhua fuqimisht duke u shprehur se ligji cenon kushututen ndaj duhet konsultuar edhe me ekperte te huaj. Tashme i mbetet presidentit te vendose. Mesohet se kreu i shtetit ka nisur nje proces konsultimi perpara se te hedhe firmen e tij mbi draft. Kjo vonese duket se nuk mbeshtet nga e djathta e cila ka nisur presionet ndaj kreut te shtetit per te miratuar ligjin. Gjithsesi maxhoranca mbetet e vendosur per te rimiratuar ligjin edhe ne rast kthimi nga presidenti ndersa opozita nga nga e saj shprehet se do ta ankimoje ligjin ne gjykate kushtetuese ne rast se kreu i shtetit do te jape pelqimin e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›