“Sot nis aplikimi për letërnjoftimet e pasaportat e reja”
12/01/2009 Ministria e Brendshme fton shqiptarët të mos tregohen neglizhentë
TIRANË- Ministria e Brendshme lajmëron shqiptarët se duke nisur nga sot ata duhet të aplikojnë për t’u pajisur me letërnjoftim elektronik dhe pasaportë biometrike. Zëdhënësi i këtij dikasteri Fatmir Konja sqaron se “Në vigjilje të kësaj ngjarjeje tepër të rëndësishme së pari për vetë qytetarët shqiptarë dhe së dyti për proceset integruese të Shqipërisë, Ministria e Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve të aplikojnë për letërnjoftimin elektronik. Skema e aplikimit për këto dokumente është fare e thjeshtë. Paguhet në postë ose pranë institucioneve ku keni qendrën e punës tarifa për letërnjoftimin dhe pasaportën biometrike. Qytetari paraqitet në zyrat e aplikimit, që janë pranë çdo njësie bashkiake. Qytetari paraqet mandatarkëtimin dhe prezantohet duke treguar një nga dokumentet që mund të identifikojë veten, (pasaportë, certifikatë, patentë për drejtim automjeti, fletëhyrje për në institucione etj). Të dhënat gjenerohen direkt nga regjistri kombëtar i gjendjes civile, operatori, qytetari dhe nëpunësi i gjendjes civile i kontrollojnë ato dhe nëse i gjejnë në rregull e printojnë formularin e aplikimit që firmoset nga të tre personat qytetari, nëpunësi i gjendjes civile dhe operatori i regjistrimit. Nëse jo qytetari shkon në gjendjen civile. Pastaj merren shenjat e gishtave, dilet ne fotografi dhe nënshkrimi elektronik. Gjithçka në një zyrë dhe vetëm njëherë. Pas jo më shumë se dy javësh merret letërnjoftimi në po të njëjtën zyrë. Duhet ardhur personalisht se letërnjoftimi duhet aktivizuar dhe ka nevojë për përputhshmërinë e gishtit tuaj me ato që karta përmban. Ministria e Brendshme vlerëson se qytetarët shqiptarë janë plotësisht të ndërgjegjshëm për rëndësinë e pajisjes me dokumentet e reja”.