E Shtunë, 31 Tetor 2026

398 familje të shkatërruara përgjatë vitit 2008 në Fier

12/01/2009  Shifra rekord divorcesh për vitin 2008

Viti që sapo u mbyll ka shënuar edhe shifrën rekord të divorceve të ndodhura në rrethin Fier. Sipas statistikave të gjykatës së rrethit Fier, për vitin 2008 janë regjistruar në këtë institucion 398 çështje civile për zgjidhje martese, të cilat në mbi 60% kanë përfunduar në ndarjen e çifteve dhe vetëm 67 janë pushuar duke ribashkuar familjet. Krahasuar shifrat e divorceve në 2008 me një vit më parë, treguesi shënon një rritje të këtij fenomeni me 13%. Sërish duke iu referuar të dhënave të gjykatës së Fierit, çështjet e divorceve që kanë çuar në ndarje të bashkëshortëve kanë qenë të natyrave të ndryshme, por më tepër spikat ajo për kushtet ekonomike, si dhe largësia e tyre për shkak të emigracionit. Pjesa më madhe e këtyre familjeve ose 60% e tyre i kanë pasur kryefamiljarët kryesisht burrat në emigracion. Sipas treguesve të përditshëm të ndodhjes së këtij fenomeni, tregon që një pjesë e madhe e familjeve fierake po shkojnë drejt shkatërrimit dhe shpërbërjes, çka dëshmon jo vetëm për krizën e individit, por edhe atë sociale. Ata që e ndjejnë më shumë këtë fenomen prekës dhe tepër social janë fëmijët e çifteve të ndarë, të cilët janë të detyruar të jetojnë me njërin prind, duke mos ndjerë ngrohtësinë familjare dhe kujdesin prindëror.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›