Në pritje të dimensionit të politikës së jashtme të Edi Ramës
Debati i hapur prej vizitave të Edi Ramës me kryeministrat e vendeve fqinjë, Italisë, Turqisë, Greqisë, pa marrë akoma
“bekimin” e Kuvendit të Shqipërisë kanë hapur polemika në lidhje me sfidat dhe dimensionet e diplomacisë shqiptare të kryeministrit Edi Rama. Një arsye tjetër e këtyre polemikave ka qenë termi superlativ i përdorur nga Edi Rama për Turqinë si “partner strategjik” i Shqipërisë. Me sa duket Edi Rama, pavarësisht së në muajin shtator do të jetë zyrtarisht kryeministri i vendit, ka shfrytëzuar interesimin e homologëve të tij fqinj dhe dëshirën e tij për të vendosur partneritet bashkëpunimi sa më shpejt më vende të një rëndësie të veçantë si Turqia, Italia dhe Greqia. Këto vende përbëjnë prioritet për politikën tonë të jashtme për shumë arsye, por me rëndësi është fakti se janë anëtarë të NATO-s, ashtu siç është me rëndësi fakti se në Greqi dhe Itali jetojnë rreth një milion shqiptarë, ashtu siç jetojnë edhe në Turqi (akoma nuk ka një shifër zyrtare, por sipas një raporti të Këshillit të Sigurimit Kombëtar të Turqisë në vitin 2008, thuhet se janë 1.2 milionë shqiptarë, megjithëse kryeministrat turq, kur kanë vizituar vendin tone pas vitit 2000 kanë paraqitur shifra shumë, shumë herë më të mëdha për numrin e shqiptarëve në Turqi), e cila ka një ekonomi tregu tepër në zhvillim dhe është ndër vendet kryesore në botë për prodhimet bujqësore, tekstilet, mjete motorike, anijet, mjete të ndryshme transporti, etj., ku krahas zhvillimit të vrullshëm privat, shteti akoma luan një rol të rëndësishëm në industri, sistemin bankar, transport dhe komunikim. Një anë tjetër pozitive është fakti se bashkëpunimi eficient me këto vende i shërben stabilitetit të rajonit në tërësi. Në këtë kuadër, mendoj se nuk duhen paragjykuar këto takime diplomatike edhe për faktin se edhe për qeverinë e zotit Berisha, këto vende kanë qenë prioritet i politikës së jashtme dhe në veçanti gjatë momenteve për anëtarësimin në NATO, ku qeveritë dhe parlamentet e këtyre vendeve kanë miratuar dhe ratifikuar protokollet dhe kanë dhënë votën për anëtarësimin e vendit tonë në këtë organizëm shumë të rëndësishëm, ashtu siç kanë dhënë votën Italia dhe Greqia për liberalizimin e vizave.
Në këtë kuadër duhet kuptuar edhe mesazhi i politikës amerikane se politika nuk ka pse të jetë gjithmonë një garë ku fitorja e dikujt është patjetër humbja e dikujt tjetër. Nëse do të bashkëpunojmë për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta dhe nuk do t’i kundërvihemi njeri-tjetrit për çdo gjë, atëherë energjitë pozitive të politikës shqiptare do t’i shërbejnë më shumë vendit. E them me keqardhje se SHBA dhe Bashkimi Europian (këto vitet e fundit) na kanë mbështetur më shumë se sa ne e kemi mbështetur vendin tonë.
Politika e jashtme e një vendi përbëhet nga interesat kombëtare për një periudhe të gjatë, të cilat nuk ndryshojnë kur ndryshon kuadri politik i brendshëm, gjë që i ka munguar në përgjithësi diplomacisë shqiptare gjer në këto momente.
Pavarësisht problematikave të ndryshme gjatë këtyre 23 viteve të demokracisë, diplomacia shqiptare është orientuar drejt dimensionit euroatlantik. Janë fakte të pamohueshme se Kuvendi i Shqipërisë (deputet të djathtë, të majtë, republikan, çam, etj.), qeveria Berisha së bashku me ish-aleatin e LSI-së, Ilir Meta, si dhe diplomatët tanë kanë kontribuar për anëtarësimin në NATO, liberalizimin e vizave dhe në realizimin e 12 prioriteteve të BE-së në përpjekje për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.
Por nga ana tjetër, opozita e Edi Ramës në të drejtën e saj si opozitë ka anonçuar në vazhdimësi, jo pa fakte, se nepotizmi dhe klientelizmi kanë kapur diplomacinë shqiptare, ashtu siç kanë kritikuar me të drejtë se disa titullarë ambasadash kanë 6-7vite në një shtet si ambasadorë apo pozicione të tjera diplomatike, ku dihet se shtetet me demokraci funksionale i zëvendësojnë ambasadorët e tyre në krye të 4 viteve, aq më tepër që Shqipëria nuk vuan për intelektualë, të cilët kanë vizion për diplomacinë dhe mund të ndikojnë në rritjen e imazhit të vendit tonë dhe në intensifikimin e bashkëpunimit me vendet e huaja. E çudia është se ata ambasadorë, të cilëve u ka mbaruar mandati nuk janë shquar për ndonjë gjë të veçantë, qoftë në diplomaci apo jashtë saj?! Është normale që në shërbimin diplomatik të angazhohen diplomatë të rinj, por është anormale të largosh apo t’i “detyrosh” të largohen nga shërbimi diplomatik, diplomatë me përvojë si Shaban Murati, Roland Bimo, Bashkim Rama, Fatos Tarifa, Agim Nesho, Leontiv Cuci, Lisen Bashkurti, Bashkim Zeneli, etj.
Si çdo politikan që kupton rolin e rëndësishëm të politikës së jashtme, edhe kryetari i djeshëm i opozitës, Edi Rama ka qenë kritik ndaj rolit të diplomacisë, ku ka theksuar se: “Është me rëndësi themelore që ne me guxim dhe imagjinatë të ndërtojmë përmes një vizioni të qartë rrugën për ta transformuar nga një zyrë punësimi, në një trupë që t’i shërbejë atdheut tonë për interesat dhe misionin e tij... Një strategji e tillë të mos mbetet në letër, na duhet me patjetër t’i japim fund shpërdorimit të kapaciteteve njerëzore dhe profesionale... Shqipëria nuk ndodhet në lartësinë e duhur qoftë në marrëdhëniet me botën e jashtme, ato rajonale, madje as me fqinjin tonë kryesor, Kosovën”. Në këtë kritikë të Edi Ramës asnjëherë nuk u bë e qartë nëse kritika kishte të bënte edhe me ministrat e Punëve të Jashtme të LSI-së, z.Ilir Meta, Haxhinasto dhe Panariti?
Kryeministri Edi Rama detyrën delikate dhe të rëndësishme të shefit të diplomacisë shqiptare ia ka besuar Ditmir Bushatit, me disa vite eksperiencë në Ministrinë e Integrimit dhe Parlamentin shqiptar. Natyrshëm, shumë pyetje ngrihen gjersa të shikojmë se si do t’i çojë në lartësinë e duhur Edi Rama dhe Ditmir Bushati marrëdhëniet me botën e jashtme. A do tundohet nga nepotizmi dhe klientelizmi i deputetëve, ministrave të tjerë apo mbështetësve të PS-së? Cilët do të jenë ambasadorët që do të ngrenë në nivelin e dëshirueshëm diplomacinë shqiptare? A do jenë vetëm socialistë këta ambasadorë apo do jenë edhe nga partitë e tjera aleate apo intelektualë pa parti (përtej së majtës dhe të djathtës)? A do jetë Edi Rama i hapur me Komisionin e Politikës së Jashtme të Kuvendit, forcat politike, strukturat civile, a do marrë parasysh kritikat dhe mendimin e medias dhe opinionit publik? A do të glorifikojë Edi Rama politikën e jashtme duke lenë në hije problematikat e vendit, pra politikën e brendshme? A është i bindur Edi Rama se suksesi i politikës së jashtme varet nga suksesi i politikës së brendshme, ku përfshihet stabiliteti ekonomik, mirëqenia e qytetarit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, etj. Si do të rrisë imazhin e vendit, sa do funksionojë diplomacia publike? A do vazhdojnë ATSH-të kulturorë të jenë personalitete të rëndomta dhe jo vetëm të mos kenë çfarë t’iu ofrojnë miqve të huaj, qoftë kjo një guidë për Shqipërinë, madje të mos kenë idenë se çfarë është shkruar dhe kush ka shkruar për vendin e tyre? A do vazhdojnë ambasadorët shqiptarë të paguajnë naftën e makinës së ambasadës me lekët e tyre (siç ishte rasti i ambasadorit Gilbert Galanxhi në Washington) për të shkuar në takime pune dhe a do kenë fonde të mjaftueshme për të paraqitur imazhin e vendit në mënyrë dinjitoze? A do kemi një diplomaci transparente? Cili do jetë roli i diplomacisë publike për imazhin e vendit tonë? A do i japë prioritet diplomacisë ekonomike?
Të gjithë jemi në pritje të shikojmë se si do vihen në eficencë kapacitet e afta njerëzore, që nuk i mungojnë vendit tonë, në funksion të një diplomacia tërësisht në të mirë të interesave kombëtare. Politika e jashtme përbëhet nga interesa kombëtare, të cilat në parim nuk ndryshojnë kur ndryshon kuadri politik i brendshëm. Diplomacia jonë do të jetë në lartësinë e duhur nëse do të angazhojmë diplomatë me vizion, larg qëllimeve partiake të çastit dhe të përkushtuar për interesat kombëtare.
Sot është me rendësi jo vetëm të kuptuarit të rolit të diplomacisë, por mbi të gjitha zbatimi real në funksion të interesave kombëtare. Sfidat janë të ndryshme, që kanë të bëjnë me zhvillimin e vendit tonë, i cili akoma ashtu si disa shtete të rajonit tonë ndeshet me problemet ekonomike, papunësinë, korrupsionin dhe dobësinë e shtetit ligjor. Përmbushja e këtyre sfidave do të ndikonte që përfaqësitë tona diplomatike të konsideroheshin nga homologët e vendeve të tjera si partnerë seriozë në fusha të ndryshme bashkëpunimi dhe në veçanti në atë që njihet sot si diplomacia ekonomike. Nga plani i zhvillimit ekonomik varet vitaliteti i një vendi. Nëse deri para disa vitesh kishim të bënim me “ekspansion territorial të një vendi”, sot zhvillimi ekonomik dhe prania ekonomike në tregjet botërore ka zëvendësuar “ekspansionin territorial”. Pra, kjo nënkupton rritjen e import-eksportit me vendet e tjera, rritjen e investimeve në vendin tonë, por pse jo edhe investimet e biznesmenëve shqiptarë në vendet e tjera, apo shtimin e numrit të vizitorëve të huaj që vizitojnë vendin tonë, etj. Natyrisht, ambasadorët nuk mund të kthehen në “agjentë tregtarë” apo “agjentë turistikë”, por këta mund të jenë pjesë e objektivave të tyre në misionin e rëndësishëm dhe të privilegjuar që u është besuar atyre. Në këtë drejtim diplomacia publike do të luante një rol të rëndësishëm në gërshetimin e prioriteteve ekonomike me atë kulturore dhe artistik.
Një Shqipëri e fortë ekonomikisht dhe politikisht, pra për interesa kombëtare, do të ishte me rendësi për të pasur partnerë seriozë, qofshin këta amerikanë, europianë apo aziatikë. Kësisoj, ky partneritet serioz me vendet e tjera do të ndikonte në lartësimin e emrit të Shqipërisë, zhvillimin e saj si dhe në mirëqenien ekonomike të qytetarëve shqiptare...
Diplomacia është një rrugëtim i gjatë, ku kryeministri në mënyrë të pashmangshme luan rolin kryesor, pa reduktuar rolin e ministrit të Jashtëm, thjeshtë në atë të ekzekutuesit. Në këtë kuadër, të gjithë presin shumë më shumë se sa thjesht konstatimet, replikat apo batutat rreth takimeve me homologët turk, italian, apo grek nga kryeministri Edi Rama. Në pritje të sfidave të shumta dhe në veçanti të dimensionit të politikës së jashtme të kryeministrit Edi Rama, që do dekretohet nga Presidenti i Republikës dhe do të marrë miratimin nga Kuvendi i Shqipërisë në muajin shtator.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)