Elbasan, bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën një 30-vjeçar
ELBASAN – Një 30-vjeçar është gjetur i pajetë paraditen e sotme në Gostimë të Elbasanit. Burime nga policia bëjnë të ditur se Klodian Muça u gjet i pajetë pranë qendrës shëndetësore të Gostimës, nga banorë të zonës.
Sipas policisë, 30-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike, teksa punonte për rregullimin e një tubacioni. Gjatë punës, Muça ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
(er.nu/BalkanWeb)