E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në pritje të vendimit

(E plotësuar) Avokati Tahir Rrecaj ka thënë se gjykatësi nuk ka bazë ligjore për të caktuar masë paraburgimi.

Ai po ashtu ka thënë se vendimi pritet të dalë pas një ore.

---

Deputeti Fatmir Limaj ka hyrë në Gjykatën Supreme nga ana e pasme e gjykatës, përkatësisht nga ana e Prokurorisë Speciale.

....

Pas intervistimit për rreth dy orë nga EULEX-i, Fatmir Limaj është nisur drejt Gjykatës Supreme.

.....

Intervistimi i deputetit Fatmir Limaj është në përfundim e sipër dhe pas pak çastesh ai do të niset për në Gjykatën Supreme, bëjnë të ditur burime të Indeksonline.

.....

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se në Gjykatën Supreme, është duke u mbajtur seanca për të akuzuarin e dytë, ndërkohë që pritet të merret në pyetje edhe i akuzuari i tretë dhe pas tij do të paraqitet edhe deputeti Fatmir Limaj.

Avokati Bajram Tmava ka bërë të ditur se prokurori ka kërkuar 30 ditë paraburgim për të gjithë. Më pas do të bëhet i ditur vendimi.

...

Burime të Indeksonline të afërta me intervistimin kanë të ditur se pas pak Fatmir Limaj do të paraqitet në Gjykatën Supreme

Prokurori i EULEX-it ka kërkuar paraburgim për deputetin Fatmir Limaj.

....

Intervistimi i Naser Shales, Naser Krasniqit dhe Nexhmi Krasniqit është duke u bërë veç e veç. Vendimi për ta pritet të ipet në orën 19.

 EULEX-i tanimë ka filluar intervistimin e deputetit Fatmir Limaj. Ende nuk dihet se sa do të zgjasë procedura e intervistimit.

....

Deputeti Limaj tani është paraqitur në EULEX. Burime të Indeskonline-it kanë bërë të ditur se Limaj është kthyer nga Shqipëria për tu paraqitur në gjykatë.

Avokati i Fatmir Limajt, Tahir Rrecaj është paraqitur në EULEX dhe është duke e pritur klientin e tij. Ai tha se pas pak Limaj do të parqaitet në EULEX.

---

Senaca ndaj Naser Shales është duke vazhduar. Avokati i tij ka akuzuar prokurorinë duke thënë se nuk i kanë ftuar për një senacë të tillë. Seanca është duke u mbajtur në Gjykatën Supreme të Kosovës.

----

Burimet e Indeksonline kanë deklaruar se sot në orën 17:00, deputeti Fatmir Limaj do të paraqitet vullnetarisht në EULEX.

---

Indeksonlie ka rënë në kontakt me familjarët e deputetit, Fatmir Limaj, të cilët kanë deklaruar se aktualisht Limaj nuk është i arrestuar.

---

Avokati i Fatmir Limajt, Tahir Rrecaj thotë se akoma nuk ka ndonjë informacion zyrtar rreth këtyre informacioneve që po qarkullojnë nëpër media.

Sipas tij, ai nuk beson se klienti i tij është arrestuar pasi thotë se po të ndodhte kjo, familjarët e tij do ta informonin menjëherë.

---

Ndërkohë Policia e EULEX-it ka ndërmarrë një aksion për arrestimin e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj. Një zëdhënës i EULEX-it, i ka konfirmuar KTV-së se policia është në aksion për kapjen e Limajt.

---

Policia e EULEX-it sot ka arrestuar tre te akuzuarit në rastin Kleçka: Nexhmi Krasniqin, Naser Shala dhe Naser Krasniqi.

Burimet e Indeksonline brenda EULEX-it kanë deklaruar se të akuzuarit pasi që ishin ftuar për një intervistë në lidhje me rastin “Kleçka”, të njëjtit më pas janë arrestuar.

Indeksonline ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, mirëpo të njëjtit nuk kanë pasur informacione. “Nuk kemi ndonjë informacion të tillë”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

Ndërkohë aksioni i EULEX-it ende është duke vazhduar. Ende nuk dihet nëse është arrestuar edhe deputeti Fatmir Limaj./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›