Shqipëria dënon ata që dogjën flamuj maqedonas

Ministria e Punëve të Jashtme shpreh keqardhjen lidhur me dy incidentet e fundit, që ndodhen në Tiranë dje, gjatë vizitës së Kryeministrit të Maqedonisë në Shqipëri.
Ministria e Punëve të Jashtme distancohet dhe i dënon këto akte, të cilat nuk kontribuojnë në klimën e marrëdhënieve dypalëshe, por as në atmosferën e madhe festive të 100-Vjetorit të Pavarësisë së vendit, shkruan Shekulli.
Lidhur me këto ngjarje, Ministria e Punëve të Jashtme siguron se autoritetet përkatëse janë angazhuar për zbardhjen e tyre dhe vendosjen e autorëve përpara ligjit.
MPJ ashtu si edhe herë të tjera, do të vazhdojë të inkurajojë frymën e dialogut, marrëdhënieve të mira ndër-etnike dhe respektin për simbolet, historinë, gjuhën e kulturën e gjithësecilit vend në kuadër të aspiratave europiane dhe integruese të të gjithë rajonit. /Indeksonline/