Në proces hipotekimi i 1853 apartamenteve
11/04/2012 33 objekte marrin lejet e ndërtimit
Hapet rruga për hipotekimin e 1853 apartamenteve të tjera në kryeqytet. Gjatë takimit të zhvilluar dje me Shoqatën e Ndërtuesve të Shqipërisë kryebashkiaku Lulzim Basha ka deklaruar se janë dhënë lejet e përdorimit për 33 objekte, të cilat do të çojnë drejt hipotekimit të 1853 apartamenteve, por ndërkohë është në proces edhe dhënia e lejeve të përdorimit për 27 objekte të tjera, të cilat po ashtu do të çojnë drejt procedurave të hipotekimit mbi 920 apartamente të tjera. Gjatë takimit me ndërtuesit kryebashkiaku Basha u bëri thirrje ndërtuesve që të marrin përgjegjësitë e tyre, duke i dhënë fjalës “partneritet” kuptimin e vërtetë dhe jo formal. “Plotësoni dosjet me dokumentet e paplotësuara! Bashkia nuk mund ta bëjë këtë proces më të pëlqyeshëm, por e ka bërë më të thjeshtë. Merrni kontakt me drejtorinë e urbanistikës dhe përfundoni me shpejtësi këto dosje. Në punën tonë udhëhiqemi nga ligjet, por edhe nga morali. Është e pamoralshme të paraqiteni në zyrat e Bashkisë vetëm kur keni nevojë të zgjidhni një problem tuajin, dhe atëherë kur kërkohet të zgjidhen problemet e një komuniteti të tërë klientësh dhe ish-klientësh që kanë paguar për banesat tyre, ta kemi të vështirë t’ju gjejmë me adresë, celularë, e-mail apo korrierë. Ky nuk është partneritet", - ka deklaruar Basha. Më tej Basha ka bërë të ditur se Bashkia po përfundon aktet që do të mundësojnë dhënien e lejeve të përdorimit, finalizimin e procesit me hipotekimin për të gjithë qytetarët që banojnë në objekte të ndërtuara me leje, por të pahipotekuara. Një pjesë e këtij procesi kalon edhe nëpërmjet ALUIZNI-t. Megjithatë, kryebashkiaku ka deklaruar se situata do të marrë zgjidhje me hartimin e planit të ri urbanistik, pasi përfundimi i planit do t’i japë fund një sage të gjatë, të lodhshme, jo transparente, të kushtueshme e tejet të politizuar të viteve të fundit. Është pikërisht ky plan çelësi apo sekreti i procedurës së re të aplikimit.