PD mendon për zgjerimin e koalicionit me të majtët
11/04/2012 Tensionimi i marrëdhënieve me Partinë Socialiste
Përçarja mes partive opozitare po shihet si mundësi përfitimi nga ana e mazhorancës për të zgjeruar edhe më shumë koalicionin e saj. Pasi tërhoqi pranë vetes të majtët e LSI-së, Partia Demokratike po shikon mundësinë për të tërhequr nga vetja sërish parti të spektrit të majtë pas tensionimit të situatës nga ana e kreut të PS-së Edi Rama me aleatët e tij. Në një prononcim për mediet deputeti i PD-së Tritan Shehu deklaroi dje se partitë e majta duan të shkëputen nga koalicioni me Edi Ramën për tiu bashkuar qendrës së djathtë. “Realisht koalicioni ynë është koalicioni më real, më i hapur për të gjithë. Është koalicioni ku gjejnë veten e tyre anëtarët, duke pasur hapësirat e tyre. Si i tillë, natyrshëm është atraktiv për forcat e tjera politike. Kjo pa dyshim që është në kontrast të plotë me koalicionin e qendrës së majtë, ku zoti Rama, duke mos ditur të ndërtojë koalicione apo duke dashur që këto forca politike ti shtyjë drejt një koalicioni të ri, pa dyshim prish koalicionet e tyre. Vendimi për të afruar partitë e majta do të jetë një vendim që do të merret nga strukturat e PD-së”, – tha Shehu. Vetëm tre ditë më parë aleatët kryesorë të PS-së i bënë thirrje shefit të selisë rozë, Edi Rama, për të pranuar kërkesën e ndryshimit të sistemit zgjedhor. Në të kundërt, ata paralajmëruan daljen e tyre nga koalicioni opozitar. Të mbledhur në nj ëtryezë të përbashkët Kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi, kreu i PDS-së, Paskal Milo, Nard Ndoka i PDK-së dhe Petro Koçi i PSV91, fajësuan Ramën se ka tradhtuar marrëveshjen me aleatët duke ripërsëritur skenarin e vitit 2009. Për Gjinushin reagimi i partive të vogla është një kambanë për Partinë Socialiste që, sipas tij, po shkon drejt humbjes së radhës nëse nuk forcon aleancat. Ndërsa më i ashpër në reagim ishte dhe Paskal Milo, i cili i cilësoi si çmenduri propozimet e bëra nga disa eksponentë të së majtës, të cilët propozojnë që aleatët të përfshihen në listën për deputetë të Partisë Socialiste.
Sistemi zgjedhor
Formula aktuale e sistemit zgjedhor u jep përparësi koalicioneve të mëdha. Nga zgjedhjet e 2009-s Partia Demokratike doli forcë e dytë politike në vend, por bashkëpunimi me aleatët e vet bëri që të marrë pushtetin dhe të lërë partinë me numrin më të madh të votave në rang vendi në opozitë. Dhe një zgjerim i dytë me të majtët do të rrezikonte pozitat e Partisë Socialiste, si partia më e madhe e së majtës. Kjo pasi LSI-ja dhe PR-ja duket se kanë vendosur të mos ushtrojnë presion mbi PD-në për ndryshimin e sistemit.
Aleancat e reja
Gara e 2013-s, surprizat
Rikompozimi i kampeve politike gjatë garës elektorale për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm pritet të ofrojë jo pak surpriza. Kjo përshtypje të krijohet nga qëndrimet e bëra publike nga vetë aktorët politikë kohët e fundit, ku pritet që spektrit politik ti shtohen edhe subjekte të reja, që do të shfaqin ambiciet e tyre për të qenë pjesë e garës së ardhshme. Të gjitha këto zhvillime do të pasohen me ndryshime në konfigurimin e kampeve politike. Ndërkohë që, pavarësisht deklaratave jozyrtare për një bashkëpunim të mundshëm mes Partisë Socialiste dhe asaj që mediatikisht njihet si partia e Topit, por dhe me Aleancën Kuqezi të Kreshnik Spahiut, qëndrimet që argumentojnë arsyet se pse nuk duhet të ndodhin të tilla aleanca i përforcojnë dhe më tej këto pritshmëri. “Pse nuk duhet të bashkëpunojmë me partinë e Oketës dhe atë të Spahiut?! Në pushtet bashkëpunimi është i lidhur edhe me matematikën. Në opozitë vendin e meriton kushdo që shfaq vullnet për të ndryshuar situatën me votën e lirë”, - shkruante Majko pak kohë më parë në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”.