E Diel, 1 Nëntor 2026

Ballkani Perendimor dhe mysafirët që ka ftuar Presidenti Moisiu, në këtë funksion, Presidentët e Kroacisë Mesiç dhe të Maqedonisë Trajkovski, duke i përgëzuar per suksesin e Samitit te Tir

Ballkani Perendimor dhe mysafirët që ka ftuar Presidenti Moisiu, në këtë funksion, Presidentët e Kroacisë Mesiç dhe të Maqedonisë Trajkovski, duke i përgëzuar per suksesin e Samitit te Tiranes, i kemi garantuar edhe per mbështetjen e Qeverisë shqiptare për një bashkëpunim të frytshëm në të dy komponentët e kësaj iniciative: integrimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO të tre vendeve, si liderë rajonalë të përafrimit dhe integrimit të Ballkanit Perëndimor në komunitetin euroatlantik.

Siç e shikoni klima është shumë pozitive dhe kjo iniciativë do të shoqërohet me marrëdhënie gjithnjë e më intensive dhe midis qeverive të vendeve tona për të përshpejtuar reformat, në funksion të një proçesi të përbashkët integrimi euroatlantik të Ballkanit Perëndimor.

Pyetje: Ne ndonje media eshte komentuar qendrimi juaj pro Shteteve te Bashkuara te Amerikes per ceshtjen e krizes se Irakut si moment i kundert me disa vendet te Europes. Cili eshte komenti juaj?

Unë besoj se nuk ka vend për asnjë ekuivok në këtë marrëdhënie në të dy komponentët e saj.

Me partnerin strategjik të Shqipërisë, SHBA që nuk mund të jetë vetëm një partner historik por edhe shoqërues dhe mbështetës i fuqishëm i të sotmes dhe të ardhmes euroatlantike të vendit tonë ashtu edhe në komponentin europeist pra në proçesin e angazhimeve që po zhvillohen për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Europeizmi dhe atlantizmi janë dy komponentët themelorë të veprimtarisë se Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së saj në marrëdhëniet ndërkombëtare Aleanca jonë institucionale me SHBA dhe koalicionin global të luftës kundër terrorizmit është një shtrat i logjikshëm dhe nxitës për rikonfirmimin e pozicionit politik të qeverisë së Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të rolit lider që luan qeveria amerikane në luftën kundër terrorizmit dhe regjimeve diktatoriale që ushqejnë terrorizmin në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Eshtë e nevojshme të theksoj me këtë rast që nuk mund te ndërtohen marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë apo cilido vend të Ballkanit si dhe programet dhe iniciativat e partneritetit politik me botën euroatlantike sipas kulturës dhe mentalitetit të vjetër ballkanas o me mua o kundër meje. Besoj se interpretime të tilla amatoreske nuk mund të qëndrojnë as në opinionin publik as në proçesin që po shoqëron edhe opinioni publik edhe media të rezultateve të prekshme në solidaritetin ton euroatlantik global me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›