E Diel, 1 Nëntor 2026

Duke u ndalur ne proceset integruese te Shqiperise dhe Maqedonise Kryeministri ka theksuar se objektivat e anetaresimit ne BE dhe NATO e bejne te domosdoshme rritjen e bashkepunimit dypalesh ne shkem

Duke u ndalur ne proceset integruese te Shqiperise dhe Maqedonise Kryeministri ka theksuar se objektivat e anetaresimit ne BE dhe NATO e bejne te domosdoshme rritjen e bashkepunimit dypalesh ne shkembim te pervojes, bashkerendimit te politikave per realizimin e strategjive te perbashketa.

"Une shpresoj qe problemet e tranzicionit ne rajonin tone t'i zgjidhim ne favor te stabilitetit dhe rritjes se sigurise se kufijve tane, ne funksion te ecjes perpara drejt procesit te integrimit te vendeve tona ne strukturat euroatlantike" tha Kryeministri.

Per kete qellim-u shpreh zoti Nano- te vazhdojme te bashkepunojme me kete shpirt dhe dinamike te re per te njejtat qellime duke theksuar se duhet te angazhohemi dhe te bejme detyren tone per te intensifikuar me tej bashkepunimin sidomos edhe ne aspektin ekonomik per te siguruar levizje te lire te njerezve, kapitaleve dhe mallrave.

Kryeministri ka nenvizuar se ekziston nje kuader i mire institucional per bashkepunimin mes vendeve tona me neshkrimin e rreth 30 marreveshjeve dypaleshe. "Eshte e nevojshme te bashkerendojme veprimet ne pasurimin e ketij kuadri me nenshkrim te marreveshjeve te reja dhe te shtojme perpjekjet per venien e tyre ne zbatim te plote", - tha zoti Nano.

Ne vecanti Kryeministri ka kerkuar vemendjen e zotit Trajkovski per nje çeshtje te rendesishme si adoptimi i marreveshjes se regjimit te ujerave per Liqenin e Ohrit, nje Marreveshje qe ka ekzistuar qe nga viti 1962. Kjo gje, u shpreh Kryeministri, ndikon drejtperdrejt ne permiresimin e prurjeve ne Lumin Drin dhe si rrjedhoje ka ndikim ne permiresimin e situates energjetike ne Shqiperi, si dhe ne kuadrin e sistemit energjetik rajonal. Ne kete pike eshte shprehur vullneti i perbashket per te krijuar mundesite qe ekspertet e te dy paleve te takohen dhe te diskutojne per te gjetur nje zgjidhje lidhur me sasine e prurjeve te ujit, qe derdhen ne kaskaden e Drinit.

Po ashtu, duke u ndalur ne ceshtjen e marreveshjes se Ohrit, Kryeministri i Shqiperise theksoi se implementimi i shpejte i saj eshte nje domosdoshmeri duke respektuar afatet e percaktuara per zbatimin e saj.

Presidenti Trajkovski pasi ka pergezuar Kryeministrin Nano per celjen e negociatave me BE-ne eshte shprehur se "tashme mes nesh ekziston dialogu politik ne te gjitha nivelet ndaj duhet ta shtrijme me tej kete bashkepunim edhe ne nivel praktik, pra te thellojme bashkepunimin tone edhe ne fushen ekonomike, ne infrastrukture, per ta bere ate nje bashkepunim modern".

Ne kete kuader Presidenti maqedonas eshte shprehur se kemi nenshkruar Marreveshjen e Tregtise se Lire ndaj dhe kemi shume mundesi per bashkepunim. Ne fushen ekonomike te kemi investime te perbashketa dhe firmat private te te dy vendeve te jene prezente ne ekonomite tona.

Presidenti Trajkovski ka vleresuar takimin e disa diteve me pare te Kryeministrit Nano me perfaqesuesit me te larte politike te faktorit shqiptar ne Maqedoni "Ka nje klime pozitive bashkepunimi pas takimit qe ju zhvilluat ne Pogradec. Kjo eshte nje shenje dhe hap shume pozitiv ne drejtim te klimes se re ne Maqedoni.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›