E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne raundin e pare pa kandidat

E hene 28 Maj 2012 1251 KUVENDI I SHQIPERISE Kur duhen edhe 24 ore per te nxjerre nje emer per kandidat per president partite parlamentare duken larg kesaj alternative. Vizion Plus ka mesuar se me shume gjasa seanca e se merkures per votimin e presidentit do te digjet pa nje emer ne loje. Nderkohe eshte shtyre per neser nje takim mes kreut te mazhorances Sali Berisha dhe atij te PBDNJ-se Vangjel Dule. Per ecurine e negociatave per zgjedhjet presidenciale zoti Berisha pritet te informoje edhe deputetet demokrate ne mbledhjen e perjavshme te grupit parlamentar qe pritet te nise ne keto momente. eshtja e negociatave per presidentin duket se hyri ne krize pas takimit te djeshem mes krereve te grupeve parlamentare te PS e PD Ruci dhe Patozi. Socialistet kerkuan nje tryeze me te gjitha forcat parlamentare per te zgjidhur 4 ceshtje ne emer te integrimit ndersa demokratet thane se po kerkohet qe procesi te futet ne nje rruge pa krye. Situata duket pa zgjidhje edhe per shkak te qendrimit te LSI-se. Pas takimit te se premtes Ilir Meta deklaroi se kishte kerkuar nje kandidat per president me konsensus me te gjere sesa mazhoranca qeverisese. Kushtetuta parashikon tre raunde votimi me 84 vota ndersa ne dy te fundit presidenti mund te zgjidhet me shumice te thjeshte prej 71 votash. Nese kjo nuk arrihet parlamenti shperndahet dhe nisin pergatitjet per zgjedhje te parakohshme.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›