Ne rrezik per jeten 3 te plagosur
Dy prej tyre pas mjekimeve ne spitalin e Gjirokastres jane derguar ne Janine ndersa e plagosura e trete Sefije Boksiu 30 vjece ndodhet me demtime ne shtyllen kurrizore ne Spitalin Ushtarak ne Tirane. Ne kete spital u kurua edhe Luan ela 22 vjec i cili pas mjekimeve u largua dje ne shtepi. Sipas njoftimeve nga spitalet e Fierit Gjirokastres Durresit dhe Tiranes 38 personat e tjere te plagosur jane jashte rrezikut per jeten madje disa prej tyre kane lene spitalet qe prej dites se djeshme.
Fier
Burimet nga spitali i Fierit thane se pas aksidentit aty
jane paraqitur 28 te plagosur gjendja e te cileve eshte nen kontroll. Drejtoresha e spitalit Donika Alushani tha se mes te plagosurve jane paraqitur edhe tre femije te cilet jane ne gjendje te mire shendetesore. Perjashtim ben Lorenco Hoxha 6 vjec qe ndodhet ne reanimacion megjithese gjendja e tij konsiderohet pa rrezik per jeten. Ne gjendje me te rende jane edhe dy te plagosura te tjera Hena Prifti 50 vjece dhe Kozeta Myrto 50 vjece. Gjendja e kesaj te fundit eshte perkeqesuar pasi ajo para aksidentit vuante nga disa semundje te tjera. Kemi nje situate te normalizuar ne spital. Tani kemi te shtruar 20 persona te ardhur nga aksidenti dhe vetem njera eshte ne gjendje te rende shendetesore. Ajo eshte nen kontrollin e mjekeve amerikane. thote drejtoresha e spitalit.
Dy femijet ne Durres
Dy prej te mbijetuarve te aksidentit tragjik Robert dhe Bledar Bokcia perkatesisht tete dhe pese vjec jane derguar nga vendi i ngjarjes nga daja i tyre Sadik Ndoj ne spitalin e Durresit. Femijet jane mbajtur plot 19 ore nen vezhgimin e mjekeve te cilet pas ekzaminimeve kane dhene miratimin qe te miturit te largohen ne shtepi me te afermit e tyre. Mjeket konfirmojne se femijet nuk kane pasur demtime fizike pasi ata me teper kane qene te traumatizuar nga ngjarja.
Gjirokaster
Nga te aksidentuarit qe u paraqiten ne spitalin e Gjirokastres jane derguar per mjekim drejt Janines dy persona. Petro Vangjeli dhe Eduard Premci jane ne gjendje te rende pasi sipas mjekeve kane pesuar politrauma dhe konsiderohen se jane ne gjendje me rrezik per jeten. Nderkohe ne spitalin e Gjirokatres ndodhen te plagosurit Burbuqe Guma vajza e saj - Mariglena Guma Vjollca Boci Daniela Papadhaqi reanimacion dhe Majlinda Syziu. Keto te plagosura fillimisht u paraqiten ne spitalin e Tepelenes dhe me pas u derguan ne spitalin e Gjirokastres ku jane pa rrezik per jeten.
Dy femijet
DURRES - Dy prej te mbijetuarve te ngjarjes se rende jane dhe vellezerit Robert dhe Bledar Boksia tete dhe pese vjec. Roberti ka qene shpetimtari pasi ka arritur qe ne momentin e renies se autobusit te telefonoje te atin ne Greqi. Daja i femijeve Sadik Ndoj thote se pas ndihmes se pare niperit u transportuan ne spitalin e Durresit. Ai tregon se bashke me te emen ata kishin ardhur nga Greqia per ne qytetin e Pukes per 1-vjetorin e vdekjes se gjyshes se tyre. Pasditen e se henes ata u nisen drejt Greqise ku fatkeqesisht u aksidentuan ne fshatit Ziaj te komunes se Fratarit ndersa udhetonin me autobusin e linjes Tirane-Athine. Ndonese nena e femijeve ndodhet e shtruar ne spitalin ushtarak Tirane per shkak te demtimeve te shumta qe ka marre ne trup Sadiku falenderon zotin qe te afermit e tij jane gjalle dhe kane shpetuar mrekullisht nga ky aksident tragjik ku humben jeten nente persona si dhe mbeten te plagosur dhjetera te tjere. l.m Tirane gruaja rrezikon paralizen
Ne Spitalin Ushtarak te Tiranes mberriten dy persona te plagosur nga aksidenti i ndodhur mbremjen e se henes ne Fratar te Ballshit. Sebie Boksiu nga Puka e cila ndodhej bashke me dy femijet e saj ne autobusin e aksidentuar ndodhet ende ne reanimacionin e spitalit ne gjendje kritike per jeten. Sipas mjekeve te Spitalit Ushtarak 30-vjecarja Sebie Boksiu vazhdon te jete nen kujdes te rrepte ne reanimacion pasi gjendja e saj eshte mjaft kritike. Ajo i eshte nenshtruar dy dite me pare nje nderhyrjeje kirurgjikale ne shtyllen kurrizore nga mjeke specialiste te Spitalit Ushtarak ndersa pritet qe ne te njejtin vend te kryeje edhe nje operacion tjeter. Mjeket thone se Boksiu rrezikon te mbetet e paralizuar nese operacioni i dyte nuk perfundon me sukses pasi gruaja ka demtuar 2 vertebra te shtylles kurrizore. Te aferm te 30-vjecares kane qendruar dje pergjate gjithe dites ne Spitalin Ushtarak por nuk kane marre as ata nje pergjigje perfundimtare nese ka shpresa qe operacioni i sotem te dale me sukses. Viktimat e aksidentit
Te vdekur
1-Alfred Guma 45 vjec nga Fieri
2-Marjola Guma 13 vjece nga Fieri
3-Manushaqe Bali 33 vjece nga Lushnja
4-Refotaq Bashllari nga Tirana
5-Karafil File 35 vjec nga Berati
6-Dallandyshe Shuli nga Lushnja
7-Dhurata Halilaj 45 vjece nga Laci
8-Aferdita Basha 40 vjec nga Laci
9-Nikoll Nina 75 vjec nga Durresi
Te plagosur
1-Tomas Tsogas shoferi
2-Sebie Boksiu 30 vjec nga Puka
3-Robert Baksiu
4-Bledar Boksiu
5-Hana Prifti 50 vjec nga Berati
6-Kozeta Myrtaj 50 vjec
7-Nafie Gjovari 16 vjec nga Lushnja
8-Thoma Cagolli 57 vjec Greqi
9-Mynyr Xhafa 48 vjec Kavaje
10-Vasillaq Poni 40 vjec Sheq i vogel Fier
11-Sofie Ceno 35 vjec Tirane
12-Zana Papa 40 vjece Fier
13-Robert Papa 43 vjec Fier
14-Valmir Sulku 23 vjec Lushnje
15-Anxhelina Haldeda 10 vjec Kamze
16-Naibe Tagoxha 52 vjec Vlore
17-Meleqe Bali 4 vjece Lushnje
18-Neretina Bali 5 vjece ne Lushnje
19-Miti Goga 59 vjec Afrim i Ri Fier
20-Edlira Haldeda 27 vjec Diber
21-Amela Berisha 24 vjec Tirane
22-Elisabeta Haldeda 6 vjec Tirane
23-Athina Vangjeli 26 vjece Tirane
24-Lulezim Mali 37 vjec Tirane
25-Lorenco Hoxha 6 vjec Lushnje
26-Brixhilda Hoxha 32 vjec Lushnje
27-Lindita Gjinari 38 vjece Lushnje
28-Todi Prifti 55 vjece Fier
29-Luljeta Gjinari 36 vjece Lushnje
30-Teodor Koreta 18 vjec Fier
31-Jorgji Janaqi 60 vjec Durres
32-Burbuqe Guma
33-Mariglena Guma
34-Vjollca Boci
35-Daniela Papadhaqi
36-Majlinda Syziu
37-Ervin Mema
38-Petro Vangjeli
39-Eduard Premci
40-Luan ela
41-Maria Tereza Micelu 6 vjece
42-Brunilda Halili 17 vjece