E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdhem nga Greqia per dasme sot hapem mortin

/ /

Ai ishte kthyer nga Greqia bashke me gruan dhe kater vajzat e tij. Bashke me te ne fshatin Frakull ishte kthyer me makine private edhe i vellai me te shoqen dhe te bijen. Martonin mbesen ndaj dhe nuk mund te mungonin ne kete gezim familjar. Kaluam shume mire ne dasme. Nuk e mendonim kurre kete tragjedi qe na ndodhi. Askush nuk eshte fajtor ishte nje aksident. Ishte fati yne i keq u shpreh Avniu vellai i viktimes. Sipas familjareve Alfredi ishte nisur rreth ores 15.30 minuta nga Frakulla per ne Fier me nje furgon nga ku me pas kishte marre autobusin e linjes se Greqise. Ai ishte me gruan Burbuqen e cila ndodhet ne spitalin e Gjirokastres dhe kater vajzat e tij Marjola 13 vjece e cila humbi jeten motra e saj binjake Mariglena motra tjeter Valbona 14 vjece dhe Marsela 12 vjece qe ndodhen jashte rrezikut. Vellai tjeter i viktimes Sefedini i cili ndodhet gjithashtu emigrant ne Greqi ishte nisur thuajse njeherazi me te vellain por ai udhetonte me mjetin e tij bashke me familjen.
Z.Guma ju bashke me vellain tuaj Alfredin ishit kthyer pak dite me pare nga Greqia. Cila ishte arsyeja
U kthyem bashke me vellain Alfredin me familjet perkatese pasi martuam mbesen. U mblodhem te gjithe edhe ne qe ndodheshim jashte si emigrante. Pasi martuam mbesen te dielen edhe nje nate qendruam ne familjen tone dhe te nesermen u nisem per ne Greqi. Une mora vajzen dhe nusen dhe u nisa me makinen time nderkohe qe vellai bashke me kater vajzat dhe gruan e tij do te udhetonin me autobus.
Kur e mesuat aksidentin qe ndodhi ne autobusin e linjes Tirane- Athine
Pasi mberrita ne Agrinjo bashke me familjen telefonova nipin tim per te pyetur per Fredin pasi ai nuk po me pergjigjej ne telefonin e tij. Nipi nuk me ktheu nje pergjigje te sakte pasi ende nuk ishin shume te sigurt se cfare kishte ndodhur. Rreth ores 2300 telefonova perseri djalin e dajes per ta pyetur se cfare kishte ndodhur. Ai me tha se Fredi Burbuqja dhe nje nga kater vajzat ishin demtuar pak. U nisa urgjentisht serish per ne Shqiperi.
Pasi moret rrugen e kthimit cila ishte gjendja qe perjetuat
I lodhur nga rruga e gjate por me teper i mbushur me friken dhe ndjenjen se dicka e keqe kishte ndodhur. E parandieja qe nuk ishte nje plagosje e lehte. Tentova gjate gjithe rruges te flisja me Fredin apo gruan e tij Burbuqen por asnjeri nuk me pergjigjej ne telefon. Ishte e pamundur te lidhesha me ta. Udhetova pergjate gjithe nates por kur erdha ne shtepi i gjeta vellain dhe mbesen ne arkivol.
Po kunata juaj si eshte Ia keni komunikuar vdekjen e vajzes dhe te shoqit
Ka folur me te vellai tjeter. Mesa di une nuk i kishte thene ende gje per kete tragjedi qe na ndodhi ne familje. Burbuqja ndodhet ne spitalin e Gjirokastres por ajo nuk e di qe ne shtepine e saj eshte hapur zia pasi e bija dhe i shoqi kane nderruar jete.
A kishit udhetuar me pare me autobus per ne Shqiperi
Une shumicen e rasteve vi me makinen time por Alfredi bashke me familjen udhetonin gjithmone me autobuse. Zgjidhnin autobusin per me teper siguri ne levizje pasi dihet qe rruga per ne Shqiperi eshte e veshtire ka shume kthesa cka e ben me te veshtire levizjen me makina te vogla. Por kete here nuk rezultoi keshtu. Dy motrat u kthyen nga Greqia per te 40-at e babait te vdekur

LA - Dy motra humben jeten ne aksidentin tragjik te Fratarit. Dhurata Halili 46 vjece dhe Aferdita Basha 40 vjece udhetuan nga Athina per ne Lac pak dite me pare per te qene te pranishme ne te 40-at e babait te tyre te vdekur. Por gjate kthimit per ne Greqi familjaret e tyre moren dhe lajmin e rende. Me dy motrat ishte dhe vajza e Dhurates Brunilda 17 vjece e cila ka lajmeruar pas ngjarjes tragjike te atin ne Athine. Dashamir Halilit bashkeshorti i njeres prej viktimave rrefen momentet kur mesoi nga e bija cfare kishte ngjare.
Si e mesuat ngjarjen e rende
Po shikoja nje ndeshje futbolli me djalin tim kur rreth ores 2100 me merr vajza ne telefon dhe me thote Alo babi se bashku me autobusin kemi rene ne nje humnere. Mami dhe tezja nuk flasin. Une ndodhem poshte autobusit. Me duket se kane vdekur qe te dyja. Ndersa vajza fliste degjoja ulerima te personave te plagosur. Mora ne telefon gruan Dhuraten dhe kunaten Aferditen por asnjera nuk me pergjigjej. Mora vajzen por edhe ajo nuk pergjigjej. Me pas kam marre njerezit e mi te cilet kane shkuar ne vendin e ngjarjes pasi sic me thane e kishte dhene media lajmin se ku kishte ndodhur aksidenti dhe me pas menjehere jam nisur sebashku me djalin per ne Shqiperi.
Pse erdhen ne Lac dhe pse ju nuk ndodheshit me to
Te them te drejten une kam nje vit pa pune dhe problemet ekonomike me detyruan qe te mos vija. Ndersa Dhurata dhe Aferdita se bashku me vajzen Brunilden kane ardhur per te perkujtuar 40 ditet e vdekjes se babait te tyre. Sapo kane kryer ceremonine e te 40-ave jane nisur menjehere per tu kthyer per ne Greqi pasi Dhurata punonte vetem dhe ushqente familjen prej nje viti. Nese nuk paraqitej ne pune e largonin nga puna.
Prej sa kohesh jetoni ne Greqi
Ne jetojme prej 12 vitesh ne Greqi. Djalin dhe vajzen i kam ne shkolle. Vajza studion per arkitekture. I kane humbur te gjitha dokumentet dhe e di qe tashme eshte shume e veshtire per te qe te kthehet se do i nxjerrin probleme ne kufi. Ndersa une se bashku me djalin kemi lene edhe kuponet e pasaportave biometrike ne Greqi dhe e kemi te pamundur terheqjen e tyre ndersa kemi udhetuar me pasaportat e vjetra. Vec hallit qe me ka rene i bej apel shtetit qe te pakten te me mundesoje te vete ne Greqi te terheq kuponet e pasaportave dhe te me ndihmoje per te derguar vajzen ne shkolle.
Ku ndodhet vajza aktualisht
Ajo vazhdon te jete ne spital ne Fier. Mjeket me kane thene qe eshte jashte rrezikut per jeten por me kane keshilluar qe te mos e marre ne ceremonine mortore per shkak te gjendjes se rende shendetesore dhe psikologjike. Ajo eshte 17 vjece dhe ka perjetuar gjithcka. Jam i tronditur une kur kam degjuar nga telefoni ulerimat per ndihme te pasagjereve jo me ajo qe ka perjetuar. Imagjinoje qe ka qene poshte autobusit ku nena dhe tezja e saj nuk i pergjigjeshin kur ajo mund te kete kaluar neper kufoma.
Ndoshta eshte heret per tju pyetur por keni vendosur te riktheheni ne Greqi
Ne Lac nuk kam gjetur pune qe para 12 vitesh e jam i detyruar te rikthehem pasi edhe femijet i kam ne shkolle. Kam vendosur qe firmen e cila merrej me transportin e pasagjereve nga Shqiperia ne Greqi ta padis ne prokurori pasi eshte faji i drejtuesit te autobusit. Une kam punuar vete shofer e njoh ate rruge dhe eshte turp te ndodhe nje aksident i tille ne ate rruge te drejte. r.nikolli

FIER/ MAJLINDA RAMA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›