E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano eshte takuar ne pasditen e sotme me Presidentin e Maqedonise, Trajkovski Gjate takimit, Kryeministri Nano ka shprehur vleresimin per zgjedhjet e Shtatorit ne Maqedoni dhe me

Kryeministri Fatos Nano eshte takuar ne pasditen e sotme me Presidentin e Maqedonise, Trajkovski

Gjate takimit, Kryeministri Nano ka shprehur vleresimin per zgjedhjet e Shtatorit ne Maqedoni dhe menyren e zhvillimit te tyre.

« Ne presim krijimin e qeverise se re maqedonase per te dialoguar rreth bashkepunimit dypalesh ne fusha te ndryshme dhe ne veçanti ne luften kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve te paligjeshme »u shpreh Kryeministri Nano.

« Dy vendet tona duhet te luajne nje rol konstruktiv per konsolidimin e stabilitetit dhe paqes ne rajon dhe duhet te perpiqemi se bashku per europianizimin e ballkanit duke lene pas te kaluaren dhe konfliktet, dhe duke ecur drejt integrimit te perbashket» - tha Kryeministri.

Kryeministri ka theksuar se qeveria shqiptare ka nxitur vazhdimisht rolin moderator te faktorit shqiptar ne Maqedoni, duke e inkurujuar ate te veproje ne perputhje me standartet demokratike dhe sipas optikes europiane.

Nga ana e tij, Presidenti Trajkovski, nenvizoi se dy vendet tona duhet te punojne bashkarisht per t'u transformuar ne nje zone te pelqyeshme jo vetem per popujt tane, por edhe per te tjeret, dhe ne veçanti per nxitjen e investimeve te huaja. Ai ka vleresuar pozitivisht punen e qeverise shqiptare dhe rezultatet konkrete te arritura ne luften kunder trafiqeve gjate muajve te fundit.

Duke u ndalur ne zgjedhjet e fundit ne Maqedoni, Trajkovski theksoi se ato jane tregues i nje klime te re politike.

« Ne, sikurse dhe ju, jemi per zbatimin e plote te marreveshjes se Ohrit dhe per forcimin e metejshem te bashkepunimit midis Shqiperise dhe Maqedonise » tha Trajkovski.

Duke rimarre tezen e Kryeministrit Nano, Presidenti maqedonas nenvizoi domosdoshmerine e nje pune dhe angazhimesh te gjithaneshme per integrimin rajonal ne Europe.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›