Kryeministri Fatos Nano u takua me Presidentin e Rumanise Iliesku Kryeministri Fatos Nano, i cili merr pjese ne Samitin e Frankofonise, ne Bejrut, eshte takuar sot pasdite me Presidentin e Rumanise

Kryeministri Fatos Nano u takua me Presidentin e Rumanise Iliesku
Kryeministri Fatos Nano, i cili merr pjese ne Samitin e Frankofonise, ne Bejrut, eshte takuar sot pasdite me Presidentin e Rumanise Iliesku.
Ne fillim te takimit Kryeministri ka theksuar faktin se midis dy vendeve ekzistojne lidhje tradicionale dhe historike te cilat sherbejne si nje baze e mire per te sotmen dhe te ardhmen e marredhenieve dypleshe.
Te dy autoritetet e larta ndane te njejtin mendim persa i perket nevojes se rritjes se volumit te shkembimeve tregtare per t'ju pergjigjur mundesive reale, te cilat jana te shumta dhe te mbeshtetura tashme ne nje baze ligjore te plote.
Ne kete kuader Kryeministri ka permendur pergatitjet qe po behen per nenshkrimin e Marreveshjes se Tregtetise se Lire midis Shqiperise dhe Rumanise si dhe Marreveshjes midis dhomave te tregtetise.
Duke u ndalur ne perpjekjet qe Shqiperia po ben ne rrugen e procesit te integrimit ne strukturat euroatlantike eshte shtruar nevoja e shkembimit te eksperiences ne kete fushe.
Presidenti Iliesku ka theksuar se Rumania eshte e gatshme te jape kontributin e vet ne procesin e integrimit te Shqiperise.
Kryeministri Nano ka theksuar se eshte e nevojshme te behen perpjekje nga te dy palet per lehtesimin e procedurave te vizave dhe nenshkrimin e nje marreveshje per kete ceshtje, gje e cila do te ndikonte dukshem ne dinamiken e marredhenieve Shqiperi-Rumani dhe gjithashtu ka theksuar idene e tij per krijimin e "Shengenit Ballkanik", per te bere te mundur levizjezn e lire ne vendet e rajonit dhe per krijimin e hapesirave te nje integrimi rajonal. "Une jam i bindur qe ekonomite e vendeve te rajonit jane komplementare" - tha Kryeministri.
Shqiperia, u shpreh Kryeministri, po punon ngushte me vendet e rajonit per te bashkepunuar ne kuadrin e luftes dhe goditjes se trafiqeve te te gjitha llojeve, si nje mundesi per te ngushtuar hapesirat ne rajon per fenomenet negative dhe infrastrukturen e tyre.
Presidenti Rumun, nga ana e tij tha, se ndajme te njejtat mendime per domosdoshmerine e bashkepunimit rajonal si dhe per intensifikimin e kontakteve dypaleshe te niveleve te larta te cilat zgjerojne hapesirat per dialog si dhe nxisin institucionet homologe te te dy vendeve qe te punojne se bashku per te shkembyer eksperience ne reformat strukturore dhe rritjen e dinamikes se marredhenieve ne fushat e kultures, shkences, arsimit etj. Ai shprehu deshiren per te vizituar Shqiperine ne nje kohe te pershtateshme si dhe ftoi Kryeministrin Nano per nje vizite zyrtare ne Rumani, per te vendosur ne baza institucionale bashkepunimin mes dy vendeve.