Adelina Emini me “Tipsy”
Nga Express më 18 korrik 2011 në ora 18:14
Adelina Emini ka sjellë videoklipin e këngës së saj më të re të titulluar “Tipsy”.
Kënga është një bashkëpunim i saj me këngëtarin Genc Prelvukaj. Videoklipi i këngës është realizuar nga produksioni ‘Pulla’.
Përveç klipit që ka realizuar këto ditë, Adelina është duke punuar edhe për albumin e saj që pritet të editohet së shpejti.