Ne shkollat e Beratit mungojne 40 e teksteve shkollore

BERAT- Viti i ri shkollor 2010-2011 ka filluar edhe kete here me nje mungese te theksuar librash shkollore. Rreth 40 e teksteve shkollore mungojne ne te gjitha shkollat 9-vjecare dhe te mesme te Beratit. Ne te gjitha shkollat 9-vjecare nxenesit jane perballur me mungese te teksteve me te rendesishme e domosdoshme sic jane matematika e gjuha shqipe.
Nxenesit pohojne se ne shkollat e tyre por edhe ne librari mungojne tekset shkollore te matematikes gjuhes dhe fletet e tyre te punes per klasat e katerta nderkohe qe edhe ne klasat e gjashta mungon Biologjia Leterisa Muzika dhe Fletoret e Punes. Te njejtat mangesi ne tekstet shkollore verehen edhe ne klasat e tjera te arsimit 9-vjecar me perjashtim te klasave te para te cilat jane pajisur kete vit me te gjitha tekstet e nevojshme shkollore.
Mangesi te theksuara ne libra kane pasur edhe nxenesit e arsimit te mesem ku ne vitet e para mungojne Fizika Historia Kimia e Italishtja ne vitet e dyta mungojne tekstet shkollore te Matematikes Anglishtes Kimise e Fizikes dhe ne vitet e treta mungojne tekset e Biologjise dhe Kimise.
Nxenesit e ketyre shkollave jane shprehur se ne keto kushte me kete mungese te theksuar te librave eshte e pamundur te zhvillohet nje mesim normal ne shkollat ku ata studiojne. Edhe pse mesuesit iu kane thene se tekstet qe mungojne do te vijne shume shpejt neper shkolla nxenesit nuk jane optimiste per kete fakt.
Nderkohe edhe kryetari i Partise Socialiste te Rrethit te Beratit mesuesi Selman Hodaj ka denoncuar mungesen e theksuar te teksteve shkollore. Hodo eshte shprehur se Ministria e Arsimit dhe Drejtoria Arsimore nuk kane marre masat e nevojshme per pajisjen e nxenesve me tekstet shkollore ashtu sic edhe ishte premtuar por ky vit arsimor ka filluar ne nje kaos total pa nje pjese te rendesishme te teksteve pa godina te mobiluara pa kushte normale mesimdhenieje pa orar te hartuar nga drejtorite e shkollave dhe pa nje staf te kualifikuar mesuesish.
Tekstet nuk shperndahen ne shkolla
TROPOJ- Disa dite para fillimit te vitit shkollor keshilltari i ministrit te Arsimit u shpreh se kete vit tekstet do te terhiqen ne shkolla duke shmangur rastet abuzive qe jane vene re vitet e kaluara. Prinderit theksoi me tej ai do te orientohen nga drejtuesit e shkolles dhe mesuesit duke qene nje lehtesim i madh per prinderit.
Mirepo deklaratat e zyrtarit te larte te arsimit pa u thare akoma boja fleteve te materialit te pergatitur per ne konferencen e shtypit mbeten ne fjale boshe pa u marre parasysh nga drejtuesit e arsimit ne Tropoje. Ndonese mesimi ka filluar diten e hene rreth 40 per qind e nxenesve te shkollave 9-vjecare dhe te mesme nuk jane pajisur me tekste.
Ato shperndahen sic jane shperndare prej vitesh ne pika shitjeje ne qytet duke ardhur nga zona te thella te Tropojes si Lekbibaj Zogaj Tropoje Dragobi Tpla. Nikaj nga Lekbibaj thote se kam ardhur qe ne mengjes kam zene radhen e nuk besoj se do ti marr sot librat e 4 femijeve te mi.
Librat duhet te shperndahen ne shkolla pasi lehteson punen e prindit nuk shpenzon per te udhetuar kilometra te tera e ka pasur raste qe kane mbetur ne qytet per diten e neserme nga radhet e gjata. Kurse nje tjeter prind ne radhe thote se shpenzimet e rruges jane baraz me librat e nje femije. Ne kontakt me punonjes te zyres arsimore nuk japin ndonje pergjigje por pohojne se tekstet shkollore duhet te shperndahen prane shkollave.