E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkolles Petro Nini Luarasi i rikthehet shkelqimi i dikurshem



Nxenesit e shkolles se mesme Petro Nini Luarasi do te kene kete vit te ri shkollor ambiente dhe kushte te reja. Bashkia e Tiranes ka perfunduar rikonstruksionin e kesaj shkolle ku aktualisht mesojne rreth 1500 nxenes. Gjimnazit ku kane mesuar mjaft figura te njohura te vendit i rikthehet shkelqimi i dikurshem. Rikonstruksioni i godines ka perfunduar dje dhe ne perurim ka marre pjese kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama.
Rama
Rikthim te shkelqimit te dikurshem e ka quajtur kreu i Bashkise Rama perfundimin e rikonstruktimit te gjimnazit Petro Nini Luarasi. Shkolla Petro Nini Luarasi eshte nje nga ato simbole te arsimit te te rejave e te te rinjve te Tiranes qe ka pasur qysh ne ditet e para te saj ne te shkuaren e larget nje shkelqim te vecante - u shpreh Rama dje gjate perfundimit te punimeve. Rama u shpreh se duke plotesuar nje sere mangesish dhe duke ndertuar nje sistem teresisht te ri ngrohjeje rikthehet shkelqimi qe kjo shkolle ka pasur. Rama u shpreh se duhet te rikthehet vemendja te kjo shkolle por edhe te shkollat e tjera te tradites se Tiranes duke krijuar mjedise e kushte bashkekohore per nxenesit. Nderhyrja e Bashkise u perqendrua ne rikonstruksionin e palestres dyshemese instalimin e rrjetit elektrik furnizimin me uje rrjetin telefonik rrjetin e internetit dhe sistemin e ngrohjes.
Bashkia e Tiranes ka realizuar perfundimin e rikonstruksionit te shkolles se mesme Petro Nini Luarasi pjese e territorit te Njesise Bashkiake Nr. 5 duke mundesuar rehabilitimin e saj teresor dhe krijimin e kushteve cilesore per nxenesit qe marrin mesimet e tyre ne kete shkolle. Kjo shkolle eshte nje nga institucionet arsimore ku kane studiuar mjaft figura te shquara ne politike qeverisje apo jeten shoqerore te vendit.
Rikonstruksioni
Shkolla Petro Nini Luarasi iu nenshtrua nje rikonstruksioni teresor. Nderhyrjet dhe rregullimet perfshine nje siperfaqeje totale prej 1600 m2 e cila do te siguroje kushte komode per zhvillimin e procesit mesimor. Projekti i rikonstruktimit te kesaj shkolle beri te mundur krijim e hapesirave sportive si hapesira qe do te qendrojne te hapura edhe ne aktivitetet sportive dhe kulturore jashteshkollore. Nderhyrja perfshiu rikonstruksionin e palestres tarraces dyshemese por edhe nyjave sanitare te shkolles. Ne objekt u instalua rrjeti i ri elektrik dhe i furnizimit me uje rrjeti telefonik dhe rrjeti i internetit nderkohe qe u realizua sistemi i ngrohjes qendrore duke parashikuar edhe instalimin e sistemit te mbrojtjes kunder zjarrit sipas normave dhe standardeve europiane. Pjese e rikonstruksionit te shkolles jane edhe fasadat e godines nderkohe qe rendesi te vecante merr edhe sistemimi i terreneve te jashtme oborrit qe u realizua sipas standardeve te kerkuara duke siguruar ambiente te pershtatshme per nxenesit dhe mesuesit. Ne pjesen e pasme te shkolles eshte ndertuar nje godine e re me disa ambiente te ndara ne te cilat jane vendosur kaldajat rezervuari i naftes rezervuaret e ujit grupi i pompave dhe kabina elektrike. Permiresimi i procesit te mesimdhenies dhe cilesise se infrastruktures investimet ne kapitalin njerezor intelektual dhe formues pra nderhyrjet e mirestudiuara ne sistemin tone shkollor jane ato objektiva te cilat garantojne te drejtat e cdo individi per formim dhe edukim pergjate gjithe harkut te jetes duke favorizuar mundesine e rritjes kulturore e profesionale te gjithsecilit. Programet dhe nderhyrjet ne infrastrukturen shkollore permes planeve te programuara financiare zgjedhjes se sherbimeve publike te kualifikuara realizimi i tyre sipas standardeve bashkekohore perbejne nje investim me rendesi absolute ne modernizimin dhe teknologjite e avancuara.

11 Shtator 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›