Mesuesit ne dispozicion kercenojne MASH-in me greve urie
Mesuesit ne dispozicion te larguar pak dite me pare nga puna kane protestuar serish perpara dyerve te Ministrise se Arsimit. Ata i kane kerkuar ministrit te Arsimit Myqerem Tafaj tu jape nje shpjegim per urdhrin qe i largon nga puna por duke mos marre asnje pergjigje zyrtare ata paralajmerojne edhe masen me ekstreme ate te greves se urise. Ne Tirane largimet e arsimtareve ne dispozicion nga puna kane vazhduar edhe kete te premte. Nga shkolla e mesme Ismail Qemali jane larguar kater mesues po kaq edhe nga gjimnazi Cajupi. Nderkohe burime zyrtare prane MASH-it bejne te ditur se nuk ka asnje urdher nga ky dikaster per moszevendesimin e mesuesve qe mungojne me arsye per nje ose disa dite. Ministria e Arsimit dhe Shkences ka reaguar duke deklaruar se nuk ka pasur shkurtime te mesuesve ne arsimin parauniversitar. MASH sqaron se numri i mesuesve nuk ka pesuar asnje ulje ne krahasim me ate te muajit janar te vitit 2010 dhe fondi i pagave per ta eshte i garantuar. Mesuesit me kontrate te perkohshme qe u paguan deri me daten 30 qershor te vitit 2010 jane ne listat e pritmerise per tu sistemuar ne pune dhe drejtorite e zyrat arsimore ne te gjithe vendin i kane njoftuar keta punonjes per perfundimin e kontrates qe ne daten 1 shkurt te ketij viti. Asnje ndryshim nuk ka ndodhur ne statusin e mesuesve zevendesues qe vazhdon te mbetet i njejte. Mesuesit ne listen e pritjes i kerkohet te zevendesoje sipas kerkesave te drejtorise se cdo shkolle kur ai e gjykon te arsyeshme. Po keshtu nga ky institucion sqarohet fakti se drejtorive arsimore u jane planifikuar fondet e nevojshme brenda fondit te pagave keshtu qe zevendesimi i mesuesve qe mungojne me arsye planifikohet nga drejtorite e shkollave dhe drejtorite arsimore dhe jo nga Ministria e Arsimit. Mesuesit protestues deklarojne se largimi i tyre eshte bere per shkak te mungeses se fondeve edhe pse nje gje e tille nuk pohohet nga institucionet pergjegjese. Sipas tyre nderprerja e kontrates si mesues ne dispozicion do te ndikoje rende ne cilesine e mesimdhenies ne shkolla. Ne gjithe vendin numerohen qindra mesues dispozicioni kontrata e te cileve nuk do te rinovohet. Mesuesit kane kerkuar nga Ministria qe punesimi i tyre dhe perzgjedhja te behet permes konkursit dhe kritereve profesionale te cilat sipas tyre nuk zbatohen.
11 Shtator 2010