E Diel, 1 Nëntor 2026

Në shkollën “Xhevdet Doda”, një nxënës theret me thikë

Nga Express më 20 janar 2011 në ora 18:01

Policia ka njoftuar se një nxënës i shkollës së mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë, ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi është therur me thikë nga një koleg.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40, në njërën nga klasat e kësaj shkolle.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se i plagosur është F. Lushtaku (16), i cili ka marr plagë të rënda nga arma e ftohtë. Ai është dërguar menjëherë në QKUK në Prishtinë, për trajtim mjekësor, dhe sipas mjekëve, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Në lidhje me këtë rast është arrestuar G. Jupolli (17). Incidenti ka pasuar një zënkë mes dy nxënësve, kanë bërë të ditur burime nga shkolla.

Ndaj të dyshuarit, me autorizim nga prokurori, policia ka shqiptuar masën e arrestit policor, për ta dërguar më pas në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, kurse rasti do të kalojë në gjykatë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›