E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hiqet masa e suspendimit ndaj kapitenit Gjuriq

Nga Express më 19 janar 2011 në ora 17:08

Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, të mërkurën pasdite është hequr masa e suspendimit ndaj komandantit të policisë së Kosovës në Zveçan, Nenad Gjuriq, ndërsa nga nesër ai do të ushtrojë serish funksionin e tij.

Lajmin e ka konfirmuar për Kosovapress zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti.

“Drejtori i përgjithshëm i policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, pas pesë ditëve ka urdhëruar masën e suspendimit, dhe kapiteni Gjuriq kthehet nesër në detyrë”, ka thënë Hoti.

Komandanti i stacionit të policisë së Kosovës në Zveçan, Nenad Gjuriq, është suspenduar më 14 janar për shkak të mos zbatimit të urdhrave në lidhje me konfiskimin e targave të reja të Serbisë për Kosovën.

Gjuriq paraprakisht përmes një letre dërguar komandës së stacionit policor në Zveçan kishte njoftuar se nuk do të respektojë urdhrin për konfiskimin e targave të reja për Kosovën të lëshuar nga Serbia.

Javën e kaluar Policia e Kosovës ka konfiskuar targat e para të reja për Kosovën të lëshuara nga Serbia.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›