E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjingjiq planifikoi copëtimin e Kosovës

Nga Express më 20 janar 2011 në ora 18:22

Ish-kryeministri i Serbisë, anëtar i Partisë Demokratike, Zoran Zivkovic, thotë se ka pasur plane qysh në fillim të viteve 2000 për copëtimin e Kosovës.

“Plani ishte ky: të lejohej ndarja e Malit të Zi në mënyrë paqësore; të insistohej për një copëtim të Kosovës”, tha Zivkovic në një intervistë dhënë të përjavshmes beogradase “Vreme”.

Sipas tij, plani hasi në rezistencë nga dy apo tre zëvendësministra, disa ministra dhe nga kabineti i Koshtunicës (asokohe president i Jugosllavisë). “Edhe disa medie u bashkuan”.

Zivkovic theksoi se, qeveria e parë pas epokës së Milosevicit “do të binte gjithsesi, edhe nëse Zoran Gjingjiq nuk do vritej”.

Qeveria e krijuar në fillim të vitit 2001 përbëhej nga një koalicion i gjerë i partive, i njohur si DOS (Opozita Demokratike e Serbisë).

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›