Në shtator nis kompensimi i ish të përndjekurve, ja formula e përftimit të parave
Përfitojnë të dënuarit nga viti 1944 deri në 1995
Në muajin shtator, fillon shpërndarja e fondit të kompensimit për ish të përndjekurit politikë. Dhënia e parave në formë dëmshpërblimi për ish të dënuarit, do të bëhet nëpërmjet llogarive bankare, të cilën mund ta tërheqin vetë ish të dënuarit,

ose në rast se humb jetën, shuma tërhiqet vetëm nga familjarët e tij, si bashkëshorti/ja ose fëmijët. Kryetari i Shoqatës së ish të përndjekurve për Tiranën, Fatmir Hoxha bën të ditur se nëse asnjë prej tyre nuk është gjallë, fondet i kthehen buxhetit të shtetit. Sipas tij një problematikë tjetër e kësaj kategorie, është kthimi fizik i pronave, i cili ka marrë ende rrugën e zgjidhjes. Ish të dënuarit dhe të përndjekurit politikë, do të përfitojnë 2 mijë lekë për çdo ditë burg, ndërkohë ata që kanë qenë të internuar ose të rrethuar në tela me gjemba, nga viti 1944 deri në vitin 1954, do të përfitojnë nga 1 mije lekë për çdo ditë burgim. Kjo shumë nuk ka nisur të shpërndahet për asnjë nga këto kategori.
Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"
Last Updated on E Premte, 13 Gusht 2010 08:23