E Diel, 1 Nëntor 2026

Aleksandër Filipi: MTKRS nuk thërriti autorët, të fillojë puna në Mozaik

Një prej autorëve kritikon mungesën e tyre në tryezën e specialistëve për restaurimin

Nuk e di se çfarë po ndodh me mozaikun, por duhet që të fillojë menjëherë puna, kështu u shpreh një prej autorëve të veprës piktori i njohur Aleksandër Filipi. Ajo që po ndodh sot me këtë projekt restaurimi në Mozaikun në Muzeun Historik Kombëtar

ka bërë që të reagojnë personalitete të artit kulturës dhe më gjerë, të cilët kërkojnë që ajo vepër të kthehet sa më parë në identitet. Nga ana tjetër është e habitshme fakti se për këtë projekt restaurimi, nuk janë kontaktuar të gjithë autorët e tij. I kontaktuar nga gazeta, piktori Aleksandër Filipi një prej autorëve të veprës pohon se ai nuk di asgjë për këtë projekt dhe këtë e cilëson si një veprim që nuk është i drejtë. Nuk më duket e drejtë që të jetë një projekt i tillë dhe ne si autorë të mos jemi pjesë e tryezës së specialistëve. Nuk mund të  merremi në kontakt me telefona dhe ne sigurisht që duhet të ishim thërritur për atë projekt, pasi jemi autorët e saj. Unë nuk e di se çfarë kanë bërë me autorët e tjerë të veprës, por di të them se unë vetë nuk jam thirrur dhe më vjen çudi se si nuk duhet të pyeten autorët për këtë vepër, thekson ndër të tjera piktori i njohur Aleksandër Filipi. Mozaiku është realizuar në vitin 1981, vit i inaugurimit të Muzeut Historik Kombëtar dhe autorë janë Vilson Kilica, Josif Droboniku, Agim Nebiu, Anastas Kostandini dhe Aleksandër Filipi. Mozaiku në MHK, është një vepër monumentale, që i takon një periudhe para viteve 90, ku një grup mjeshtërish të nderuar ndërtuan të gjithë këtë Mozaik të madh, pavarësisht nga tematika që ai ka, ai është një vepër arti që mbart me vete dhe të drejtën e autorësisë krijuese, ku së fundi Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve pohon se po merret shumë dhe me të drejtën e autorit, por që në këtë projekt ajo as nuk e ka marrë parasysh këtë. Mungesa e autorëve në këtë projekt restaurimi, sigurisht që e pohon më së miri këtë veprim të padrejtë që i është bërë atyre, pasi nuk duhej të kontaktohej me 1 apo 2 prej tyre, pasi duhet të ishin kontaktuar që të gjithë për këtë projekt. Autorë janë dhe kanë të drejtën të ndjekin punimet në këtë vepër monumentale. Me këtë veprim që po ndërmerr sot Ministria e Kulturës tregon që ajo që po ndodh me këtë Mozaik është një fatkeqësi akoma dhe më e madhe. Në një kohë kur krijuesit e saj janë gjallë ata harrohen. Nga ana tjetër mendimi i tyre i vlen shumë  restauratorëve, pasi iu jepet një mundësi shumë e madhe lehtësuese sa i takon diagnostifikimit dhe analizimit, pasi autorët tregojnë procedurën se si kanë ndërhyrë. Ky lloj shpjegimi e lehtëson shumë punën për restaurimin e kësaj vepre, gjë e cila nuk do të kishte dhe kaq zvarritje, për të lënë shteg abuzimeve. Duke folur për këtë që po ndodh sot këtij Mozaiku, që ka me muaj të tërë që po qëndron i mbuluar nga imazhi i një kompanie celulare siç është Vodafon, një prej autorëve të tij Aleksandër Filipi pohon se zvarritja e nisjes së këtij projekti sjell një abuzim të punës. Po abuzohet mbi punën që duhet të bërë në Mozaik, dhe në vend që të fitojë Mozaiku po fitojnë të tjerët, thekson ndër të tjera piktori i njohur Aleksandër Filipi. Ai tregon se nuk e  kishte pritur që të niste një projekt i tillë dhe autorët të mos ishin kontaktuar, pasi ata janë që të gjithë. Ne jemi këtu, unë jam këtu dhe nuk na ka thirrur njeri për të na treguar se çfarë po ndodh. Vetëm para 3 ditësh jam kontaktuar me telefon nga një specialist, që më pyeti mbi materialin që është përdorur për Mozaikun. Them se këtë e kanë bërë pasi këto ditë ka pasur shumë reagime dhe në media janë shprehur dhe njerëz të tjerë të artit, pohon Aleksandër Filipi, një prej autorëve të veprës. Më tej ai shton se kur kishin marrë vesh se do të niste një projekt i tillë, kishin menduar se do të kishte dhe një konsultë me ata që kanë ndërmarrë atë projekt. Kur mora vesh se do të niste ai restaurim, mendova se meqë ekzistonim dhe ne do të na kishin thërritur, pasi mendoj se është e nevojshme një konsultë. Pjesëmarrja e autorëve për mua sigurisht që është një procedurë normale, pohon piktori i njohur. Më tej ai pohon se ky projekt po zvarritet, dhe sipas tij duhet të nisë puna me qëllim që ajo vepër të jetë sërish pranë qytetarëve. Në fakt nuk jam shumë në brendësi se çfarë po ndodh me këtë projekt, por ai po zgjat shumë, ne nuk arrijmë ta kuptojmë se pse po zvarritet kaq shumë ky projekt restaurimi, pohon piktori njëkohësisht dhe një nga autorët e veprës, e cila u realizua në vitin 1981, vit në të cilin u inaugurua dhe Muzeu Historik Kombëtar. Mos pjesëmarrja e të gjithë autorëve në këtë projekt restaurimi ka ngjallur dhe shumë reagime tek personalitete të tjerë të artit, të cilët kanë pohuar se mbi këtë që po ndodh sot me këtë Mozaik, duhet vepruar ashtu si e parashikon ligji. Ata janë shprehur se autorët kanë të drejtën e tyre që të pyeten për fatin e veprave të tyre, jo vetëm në këtë rast, por sipas tyre në çdo rast një autor duhet të jetë i ndërgjegjshëm edhe i informuar se çfarë fati ka vepra  e tij. Të gjithë sëbashku ata kanë pohuar se krijuesit janë gjallë dhe duke qenë gjallë restauratorëve iu jepet një mundësi shumë e madhe lehtësuese, sipas tyre ky lloj shpjegimi e lehtëson shumë punën për restaurimin e kësaj vepre, ndërkaq që personalitete të artit këtë veprim e quajnë ofendues dhe fyese.

Personalitetet e artit: Zvarritja e punimeve, çon drejt degradimit Mozaikun
Prej muajsh po vazhdon që të qëndrojë i mbërthyer nga skelat dhe nga imazhi i një kompanie celulare Mozaiku në Muzeun Historik Kombëtar. Kjo që po i ndodh sot kësaj vepre arti ka bërë që të gjithë personalitetet e artit, kulturës, por dhe më gjerë të ngrenë zërin të gjithë sëbashku që ai projekt të mos ketë më zvarritje, por të nisë sa më shpejt puna në Mozaik. Ndërkaq që ky Mozaik ka dy funksione, e para që është një vepër arti dhe tjetra ai është një monument kulture, dhe ai projekt duhet të kishte dhe të dhëna të tjera të bërë të ditura për qytetarët, kur këto elementë duhet të jenë shumë të qarta dhe të evidentuara, gjë e cila në këtë projekt restaurues nuk ndodh. U bënë disa muaj që Mozaiku në Muzeun Historik Kombëtar, tashmë është kthyer në një fasadë për publicitet, duke humbur dhe funksionin e tij si një vepër arti. Mashtrimi që i është bërë qytetarëve shqiptarë me atë që sot quhet projekt restaurimi ndaj Mozaikut në Muzeun Kombëtar duket fare qartë, ku njerëzit e artit pohojnë se zvarritja e punimeve sjell dhe një degradim të Mozaikut. Kjo që po ndodh sot me këtë vepër arti po vijon nga dita në ditë të ngjallë reagime të shumta tek personalitete të artit dhe kulturës në vend, të cilët pohojnë se institucionet përgjegjëse po shkelin ligjin, duke e kthyer këtë vepër arti në një fasadë publiciteti. Për piktorin dhe restauratorin e njohur Adrian Devolli, i cili ka dekada që merret me artin pamor, imazhi i kompanisë celulare në këtë vepër arti shërben vetëm për qëllime biznesi. Ndërkaq që piktori i njohur Zef Shoshi pohon se Mozaiku në Muzeun Historik Kombëtar ka shumë rëndësi për publikun dhe për kombin shqiptar. Kjo është një vepër madhore dhe është më i madhi në Ballkan. Nuk e di se çpo bëhet, por unë si artist kërkoj që të mbahet një qëndrim i drejtë ndaj kësaj vepre arti dhe të mos abuzohet, pohon ai. Ndërsa emri tjetër i njohur Ksenofon Dilo pohon se: Në këtë Mozaik duhet të ndërhyhet menjëherë, sepse nëse kjo do të lihej për më gjatë në atë gjendje që ai ishte, do të kishte dhe më shumë dëmtime. Prandaj është e domosdoshme që të fillojë sa më shpejt ndërhyrja dhe nuk e kuptoj pse nuk ka filluar të bëhet deri tani. Më ka bërë përshtypje fakti, që për një kohë të gjatë Mozaiku në Muzeun Historik Kombëtar po qëndron i mbuluar me imazh të një kompanie, që nuk e di se pse është vënë nga drejtuesit e këtij projekti, ndoshta dhe për arsye komerciale, por për mua nuk ka qenë e nevojshme që të ndodhte një gjë e tillë, për tu mbuluar në atë mënyrë kjo vepër arti. Në vijim të tyre gjatë këtyre ditëve ka folur dhe skulptori i njohur Hektor Dule. I intervistuari është njohur me dokumentet faksimile të kontratës,

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›