Në shtëpinë e Materazit
Pas një viti heshtjeje me shtypin, Marko Materazi, mbrojtësi i Interit, vendos të flasë. Shtëpia e tij, një lloj muzeu ku është ekspozuar çdo lloj trofeu dhe objekti sportiv, është vetëm disa hapa larg stadiumit "Xhuzepe Meaca" në Milano. Ajo që të bie në sy është kostumi që Valentino Rosi (një mik i ngushtë i Markos), pati veshur në vitin 2006. Pastaj foto të familjes: Materazi me bashkëshorten Daniela dhe fëmijët, Xhanmarko 11 vjeç, Davide 7, dhe Ana 3. Me një alegri të paparë, familja e mbrojtësit internist rrëfen gjithçka me buzën në gaz, një gëzim që prishet vetëm kur flitet për vdekjen e të ëmës së futbollistit. Në fillim të duket se çifti ka vendosur të tregojë vetëm anët e mira të familjes dhe vetes, por pak nga pak kjo përshtypje zhduket. "Shumë mendojnë se shtiremi, po ne jemi kështu: të dashuruar, mirënjohës Zotit për atë që kemi dhe të lumtur", tregon Daniela.
Materazi, mbrojtës në fushë. Po në jetë?
Edhe në jetë. Jam i rrethuar nga njerëz që më gjykojnë apriori, kështu që tentoj të mbrohem, nuk u jap as kënaqësinë që të më njohin. Në shtëpi nuk ka as mbrojtje dhe as sulm. Për njerëzit e mi jam transparent, një njeri i thjeshtë që qesh dhe bën shaka. I gatshëm për të shkëmbyer batuta edhe me shokët. Gjatë stërvitjes bëjmë shaka me njëri-tjetrin, sikur të ishim fëmijë.
Fëmijë? Po imazhi i të keqit që ju kanë ngjitur?
Nuk më përket mua. E pranoj që për të arritur disa rezultate të caktuara duhet të luftosh. Ndonjëherë duhen edhe mënyra të forta. Unë jam mbrojtës, por edhe një sulmues si Zlatan Ibarhimoviç, për të fituar është i gatshëm për gjithçka. Ndoshta disa kolegë janë më të zotë se unë e fshehin ligësinë me buzëqeshje.
Po gjesti juaj ndaj Bruno Cirillos?
Është gabimi më i madh që kam bërë gjatë karrierës sime.
Përgjigjja juaj të bën të mendosh se nuk do të ketë më hapësirë për gabime. Fundi i karrierës është afër?
Po, dhe shpresoj që të përfundoj tek Interi. Do të doja të ishte një vendim i marrë së bashku me klubin. Në përgjithësi, të trajtojnë si të pavlerë rrethuar nga shumë përshëndetje. Mund të largohem edhe një vit më parë nëse largohem si kampion.
Ndonjë keqardhje?
Që nuk arrita të fitoja kampionatin më 5 maj të vitit 2002. Megjithatë, u shpërbleva me shumë fitore të tjera që pasuan.
Ky nuk ka qenë një sezon i mirë për ju? Ke luajtur pak...Mendon se do të rikthehesh në fushë si titullar?
Nëse luan në një skuadër si Interi nuk ekzistojnë rezerva ose titullarë. Pastaj preferoj të luaj pak ndeshje, por cilësore sesa shumë ndeshje pa cilësi.
Po ti Daniela ç‘mendon?
Mua më mjafton që të jetë i lumtur. Nuk më intereson se sa herë luan. Nga futbolli nuk kuptoj asgjë, madje nuk më pëlqen fare. Edhe pse mund të duket e hidhur, jam e lumtur se karriera e tij po përfundon. Është ende i ri dhe ka shumë gjëra për të bërë.
Për shembull?
Marko: Sipërmarrës. Unë dhe Daniela i kemi hedhur sytë në një ndërmarrje që prodhon kashmir.
Daniela: Nuk duam të përfundojmë si disa futbollistë që thjesht bëjnë modelin për ndonjë veshje dhe nxjerrin linjën e veshjeve me emrin e tyre. Emri ynë nuk do të zhduket.
Domethënë paskeni menduar për të ardhmen tuaj edhe në këto vite?
Kam blerë shumë shtëpi, pallate, në Peruxhia, në mal në det.
Çfarë raporti ke me paranë?
Nuk e di as vetë sa fitoj. Nuk shkoj në bankë të kontrolloj, por kjo nuk do të thotë se i flak paratë. Çdo zgjedhje që bëj është e menduar mirë. Udhëtojmë në klasin ekonomik në avion, nuk shkojmë nëpër restorante apo hotele luksoze. Makinën e fundit e ndërrova në vitin 2004. Nga shtëpia nuk del asnjë euro për gjëra të kota. Fëmijët e mi nuk mbajnë më shumë se 5 euro në xhep.
Le t‘i rikthemi futbollit, nëse ti do të ishe presidenti i një skuadre, do të ishe dakord që të drejtohej nga Roberto Mançini apo Hoze Murinjo?
Do të thosha nga Murinjo. Me metodat e tij, të ndryshme nga ato të gjithë trajnerëve të tjerë, bën që të hënave, të ndiesh trishtimin që nuk ke luajtur të dielën. Eh, meqë po luaj pak ...
Çfarë i mungon Kombëtares së Marçelo Lipit? Një mbrojtës si ju?
Më shumë se një mbrojtës si puna ime, i mungon grupi që fitoi titullin kampion më 2006-n. Lipi është një profesionist i madh, është një baba për mua. Thotë se është më e lehtë të ndërtosh se të rindërtosh. Ai po rindërton, po jam i sigurt se do ia dalë mbanë. Me të do të kishim fituar "Euro 2008".
Je i mërzitur me Roberto Donadonin?
Jo. Është çështje eksperience. Ishte i pafat, sepse u eliminua për faj të penalltive.
Lipi ka thënë për futbollistët gei se: "Nuk kam parë dhe nuk kam dëgjuar për ta në futboll".
As unë nuk kam takuar kurrë një të tillë, ju betohem.
Cila është bindja jote politike?
Marko: Nuk mendoj se mendimi im i intereson ndonjërit, por mund të them se kjo qeveri është më e mirë se ajo e mëparshmja.
Daniela: Edhe unë mendoj kështu. Shpresojmë që kjo qeveri të arrijë të zgjidhë problemet e vendit.
Thonë që shumë futbollistë janë mercenarë, vrapojnë në kërkim të parasë nga një skuadër te tjetra?
Unë nuk jam, por nuk e gjykoj aspak atë që kalon nga një skuadër në një tjetër për të fituar më shumë. E rëndësishme është që vazhdon të luajë me pasion. Mendoj për Ibrën: sipas asaj që thonë mund të jetë edhe një mercenar, por në fushë është i pakapshëm, është më i miri. Nëse e bën mirë punën tënde, as që e vret mendjen për të tjerat. Është e drejtë të fitojë shumë. Në fund të fundit, ka bërë që të fitojmë tre kampionate.
Cili është raporti juaj me Murinjon?
Shumë i mirë. Mua më pëlqejnë njerëzit e drejtë, të vërtetë, simpatikë.
Murinjo simpatik?
Po, edhe shumë njerëzor. Për herë të parë kam folur në telefon me të. Ishte fundi i kampionatit evropian. Ai më mori në telefon për të më thënë: "Hidhe pas shpine këtë eksperiencë dhe ec përpara". Ishte një veprim i sjellshëm, sepse ai as që më njihte. Një Murinjo që nuk pret. Shpesh është faji i shtypit. Shikomëni mua. Gjithmonë më bëjnë personazh negativ. Nëse pyet një fëmijë se kush gjuajti me kokë në finalen e botërorit, do të përgjigjet Materazi, jo Zidane. Kjo është vërtet absurde.
Lutesh?
Në mënyrën time. Nuk më pëlqen të flas për këtë. I urrej ata që nxjerrin në shesh punët e tyre private. Unë jam besimtar, por besoj se nuk është e nevojshme që ta dijë gjithë bota këtë.
Zakonisht, kolegët tuaj zënë faqet e para të gazetave rozë?
Unë me paparacët luaj. Me mua ata nuk mund të fitojnë asnjë euro. Nëse më gjejnë në restorant, jam gjithmonë me gruan time ose me fëmijët.
Kjo na bën të mendojmë se nuk jeni një çift VIP?
Daniela: Nuk jemi. Unë jam një shtëpiake e lumtur. Më bëjnë të qesh ato që kanë 24 orë në ditë shoferin poshtë shtëpisë. Nëse kanë tre fëmijë kanë edhe tri kujdestare. Pastaj edhe gratë që hekurosin, gatuajnë, pastrojnë. Unë për fëmijët dhe shtëpinë kujdesem vetë.
Po Marko?
Nder rrobat, sepse nëse e bën mirë nuk ke nevojë as t‘i hekurosësh. Kujdesem edhe për barbikjunë.
Asgjë tjetër?
Kur jam në shtëpi kaloj shumë kohë me fëmijët e mi. Luaj me ta në videolojëra. Argëtohemi shumë. Në shtëpi fëmijët më mundin gjithmonë.
Çfarë i mungon Materazit?
Nëna ime, e kam humbur kur isha 15 vjeç dhe raporti me tim atë. Me të kemi ide të kundërta.
Ju keni deklaruar se e ndieni shpesh prezencën e nënës suaj?
Ajo është pranë nesh çdo ditë.
Jeni një njeri i qetë?
Po.
Nëse nuk do të ishe bërë futbollist, çfarë do të ishe bërë?
Murator. Përdor më mirë duart sesa kokën.