E Diel, 1 Nëntor 2026

Sori nuk është Kapedani: Një shefeje seksi, s‘i rezistoj dot

Sori nuk është Kapedani Një shefeje seksi, nuk do t‘i rezistoja

Ekskluzivisht për suplementin
"Big Brother",
Sorit i kemi shkëputur
një rrëfim nga dhoma
e kuqe e shtëpisë së famshme,
ku tema e pyetjeve lidhej me
filmin "Kapedani", interpretuar
nga një bashkëqytetar i konkurrentit,
legjendari Albert Vërria.
Sori nuk harroi me këtë rast të
dërgojë urimet më të mira për
gruan e tij, Liljana, që dje ka
pasur ditëlindjen.
- Sori sot, apo Kapedani dje?
Sori sot.
- Kapedani kishte vetëm
gabime?
Jo, nuk i kishte të gjitha gabim.
- Mes Adelës dhe Junës,
cilën do të doje ta kishe shefen
tënde?
Do pëlqeja Junën.
- Po si kapitene anije, duke
qenë se je vlonjat, do të preferoje
Aidën apo Bikën?
Bikën e shoh si vendimtare,
këmbëngulëse, nga ato që i
shkon erës përballë, por që
rrezik të mbyt.
Aida më duket kapitene e
zonja, pasi me mënyrat e saj e
gjen një rrugë shpëtimi, pasi ka
guxim, por edhe zgjuarsi. Ndryshe nga Bika, Aida vesh rroba
banje dhe duket më bukur një
kapitene kështu.
- Do pranoje që ti të rrije në
shtëpi i mbyllur, duke gatuar
dhe duke rritur fëmijët dhe të
ishte gruaja që të punonte?
Po, nuk e kam problem të
qëndroj në shtëpi dhe të merrem
me fëmijët e mi. E kam
thënë që më duket "padrejtësi"
që janë kryesisht femrat që janë
më të lidhura me fëmijët, për
vetë faktin se rrinë më shumë
kohë brenda në shtëpi.
- Më mirë Sori me një shefe
seksi, apo Liljana (bashkëshortja)
me një shef tërheqës?
Liljana është shumë më e
fortë se unë në këtë aspekt. Unë
jam më i dobët dhe do të tundohesha
më lehtë. Më mirë gruaja
ime me një shef seksi.
- Cilën nga banoret do të
zgjidhje si Kryeministre?
Mesidën.
- Cili nga meshkujt e këtij
edicioni meriton të quhet Kapedan?
Tani. Tani, kapedani, ai nuk
pranoi të flinte me gruan e
tij këtu në "Big Brother" dhe
unë e kam kritikuar për atë
veprim.

Në lojë jam i keq
Adela: "Sori nuk po luan pastër"

Sori: "Nuk dua të humb
më kohë në kuzhinë, pasi
mbetem jashtë vëmendjes" Në bisedë me banorët e
tjerë, Qetsori u ka thënë
se i pëlqente dhe e quante
për detyrim t‘u shërbente
të tjerëve. "Nuk kam gatuar për strategji!"
- ka thënë banori nga Vlora.
Adelajda i ka thënë se të paktën
ajo, asnjëherë nuk e kishte vënë në
dyshim. Qetsori ka shtuar se ai do të
vazhdonte ta bënte, sepse, veç të tjerash,
e kishte edhe hobi. Por nga ana
tjetër, nuk dëshironte që të humbte
shumë kohë në kuzhinë dhe të ishte
jashtë vëmendjes, prandaj e mira
do të ishte që me të, në kuzhinë, të
qëndronin edhe disa banorë.
Sori: "Në lojë jam i keq"
"Unë nuk jam i keq, ju doni të më
shikoni si të tillë", - shprehet Sori në
një diskutim mbi të. Adela dhe Adi i
thonë që kjo gjë ka qenë zgjedhja e
tij, për të marrë atë rol.
Menjëherë pas kësaj, Sori i pyet ata
me radhë nëse i ka bërë keq ndonjërit
prej tyre dhe përgjigjja ka qenë jo.
"Atëherë, unë nuk jam i keq", - thotë
ai. Adela shprehet se është munduar
të gjejë dhe të shohë anët e mira të
tij, duke ia vënë në dukje, por përgjigjja
e tij e përhershme ka qenë se
nuk është i mirë. Sori i thotë se nuk
ka thënë ndonjëherë se është i keq,
sepse përgjigjja e tij ka qenë e lidhur
me lojën, e jo veten.
Sori, Adit: "Po shfrytëzoj një
gabim tëndin që të sulmoj"
Adi e pyet Sorin se përse po kapet
kaq shumë pas temës së Pavlinit
dhe ai i përgjigjet se po e bën pasi
ka kapur një gabim të tijin që do ta
përdorë për lojë. Adi i thotë që këtë
argument mund ta përdorë kundër
tij deri në fund të lojës, e në fund t‘i
japin dorën njëri-tjetrit. Sori thotë se
asnjëherë nuk ka dashur të godasë
Adin në mënyrë të drejtpërdrejtë, por
të godasë ata banorë ku ai mbahet
dhe në këtë rast, ai ka vënë re se Adi
po mbahet tek vajzat. Por, duke pasur
parasysh që ai e do çmimin për vete,
atëherë ai me vajzat mund ta ketë
më të lehtë ta arrijë këtë gjë dhe ndaj
i ndihmon të ecin para me të. Adi e
pohon të gjithën dhe i thotë se e ka
menduar shumë mirë dhe se mund
ta bëjë lojën kundër vajzave.
Adela: "Sori nuk
po luan pastër"
Bjordi pyet Adelën se si nisi ky diskutim
mes saj dhe Sorit. Ajo i tregon
se në momentin që Sori u shpreh se
po bënte lojë të sinqertë, ndërhyri që
t‘i jepte një shembull ku ai po luante
pisët, e duke treguar që Sori kishte
mashtruar. Bjordi e mendon ndryshe.
Sipas tij, ai nuk ishte mashtrim, sepse
Sori ka një mijë mënyra për ta treguar
këtë gjë. Adela insiston se thellë-thellë
ishte mashtrim dhe se nga publiku
u duk keq, pasi duartrokitën kur ajo e
nominoi me arsyen se ai po bën lojë
të pisët. Sipas saj, ato se çfarë thotë
Sori më pas, janë justifikime dhe nuk
është e rëndësishme që ai ta kuptojë,
por publiku.
Sori sulmon Anjezën: "Ti
mund të kesh ndikuar në
daljen e Arjonit"
Sori kapet me fjalë edhe me Anjezën,
e cila ndërhyn për të kuptuar
bisedën mes tij dhe Adit. Sori i thotë
asaj të mos merret me thashetheme,
por Anjeza e kundërshton se ajo nuk
po merret me to, por po pyet për të
qenë në brendësi të bisedës. Më pas,
ata kapen sërish me fjalë. Adi i thotë
Junës e cila po qep, se kur je në nominim,
nëse qep topin apo t‘i biesh
pianos, fiton pikë. Anjeza ndërhyn
sërish dhe nxjerr konkluzionin se Sori
që ka qepur topin, e ka bërë këtë gjë
për pikë. Sori ia kthen se këto gjëra
mund të jenë bërë në fillim, ndërsa
tani jo më. Ata fillojnë të shkëmbejnë
fjalë për lojën e secilit, ku Sori i thotë
se ajo mund të ketë ndikuar në daljen
e Arjonit.
Sori: "Luaj fort dhe me
gjithçka, që kur të dal të mos
pendohem, për diçka që nuk
e kam bërë"
Mënyra e lojës së Sorit vazhdon
të diskutohet ende ndërmjet tij dhe
Adit. Adi shprehet se e kupton shumë
mirë lojën e tij dhe e vlerëson për
atë që po bën, por gjithçka varet nga
mënyra se si e përcjell ai te të tjerët
dhe se si do t‘i bëjë që të përshtaten
ata me të. Ai tregon se e ka sulmuar
Sorin që në fillim, sepse e nisi keq
lojën dhe e këshilloi që në këtë lojë
nuk luhet me "unin", por me të tjerët.
Sori e pranon këtë gjë dhe shpjegon
se në këtë lojë do të bëjë dhe të thotë
çdo gjë që mendon, sepse nuk dëshiron
që pasi të dalë, të vrasë mendjen
se përse nuk bëri gjithçka që mendonte.
"Unë dua të fitoj dhe po luaj
me gjithçka hapur, e kam bërë që në
fillim këtë gjë", - thotë Sori. Ai tregon se
jashtë ka lënë diçka shumë të shtrenjtë,
familjen dhe që u duhet ndihma
e tij në këto çaste, ndaj dhe dëshiron
që këtë lojë ta luajë siç duhet, e ta çojë
deri në fund, në të kundërt preferonte
të dilte që në fillim nëse publiku nuk
do ta pëlqente këtë lojë. "Unë luajta
fort që në fillim, që të më njihnin lojën
e të ma vlerësonin"

Flet Virgjil Kule, babai i Junës

Pika e dobët e Junës? Atë po kërkojmë edhe ne

Ubënë disa javë që vajza
juaj është bërë banore e
"Big Brother". Ajo zgjohet
ndryshe, jeton me
njerëz të tjerë, etj. Po dita juaj si ka
ndryshuar?
Ka ndryshuar shumë. Në fokus
të ditës sonë është Juna. Çdo kohë
të lirë që kam (dhe kam pak) e kaloj
duke parë Junën, bashkë me time
shoqe, e cila e ndjek disi më shumë.
Shyqyr që "Big Brother" është "non
stop" dhe e gjejmë Junën aty vetëm
duke shtypur një buton telekomande.
Shpresoj shumë që të mos na bëhet
domosdoshmëri absolute, sepse "Big
Brother" do të mbarojë dhe Juna
prapë do fluturojë në Gjermani.
Ju duket shumë e largët ajo ditë
kur Juna ju mori në telefon për t‘ju
dhënë lajmin e futjes në "Big Brother"?
(Ajo mendonte t‘ju befasonte,
por ndoshta ju e befasuat më shumë
me qëndrimin që mbajtët. Kështu
është, apo e kemi gabim?)
U bë muaji më duket, por "Big
Brother" është aq intensiv si format
televiziv sa duket sikur kanë kaluar
vite. Befasia jonë ishte befasi e një
surprize të mrekullueshme që na
bëri Juna në sajë të "Big Brother".
Juna është njeri i batutave. Ajo gjen
gjithmonë një formë të veçantë për
të lajmëruar surprizat. Ka pak dell
gazetareje. Por ne ia dimë këtë dhe
nuk presim prej saj lajme të hidhura
me batuta. Juna nuk bën batuta me
gjëra serioze.
Sa mund të kompensojnë disa
javë në "Big Brother" 12 vite larg
vajzës suaj?
Kompensimi është thjesht në
komunikim, në çështje detajesh të
jetës sociale të Junës. Ne, tani kemi
avantazhin që ta shohim Junën në
bashkëveprim me njerëz të tjerë,
jashtë familjes. Në këtë proces, prindi
mëson ose riafirmon shumë gjëra në
lidhje me personalitetin e saj. Shumë
herë, edhe po ta kesh në shtëpi
fëmijën, nuk e ke informacionin e
nevojshëm për jetën e tij sociale. Ma
do mendja se edhe prindërit apo të
afërmit e banorëve të tjerë provojnë
të njëjtën ndjesi. Për sa i takon të
tjerave, ne komunikojmë me Junën
thuajse çdo ditë me telefon, me kamera
dhe "chat" në internet dhe me
e-mail. Dimë ecurinë e jetës së saj
të përditshme në shkollë e në punë,
dimë vështirësitë që përballon dhe
sadisfaksionet që merr. Edhe ajo di
shumë nga jeta jonë e përditshme.
Çfarë vini re në performancën e
vajzës suaj?
Harmoninë e veprimit me mendimin.
Pastaj natyrshmërinë e kalimit
nga një situatë në një tjetër. E kam
parë disa herë të shkojë nga piano
drejt e tek larja e pjatave në kuzhinë.
Duket njeri aktiv. Me atë përkushtim
që i bie pianos, kryen edhe detyrat
që i ngarkon "Big Brother", punët e
zakonshme të shtëpisë, pjesëmarrjen
në debate etj. Nuk e ka për zor
t‘i shërbejë me devotshmëri kujtdo
që ka nevojë. Di të shërbejë me
dinjitet. E ka harruar se në mjedisin
tonë, shumë herë shërbimi merret si
përulje apo edhe lëpirje. Fundja, më
mirë që e ka harruar… se edhe këtu
po ndryshojnë konceptet dhe drejt
asaj po shkojmë.
Si është të shikosh fëmijën tënd
në të gjitha veprimet e jetës së përditshme?
Varet se me çfarë syri e shikon.
Po ta shikosh me syrin e një shoqeje
(Juna për ne të dy është një
shoqe me gjithë kuptimin e fjalës),
atëherë shkalla e tolerancës dhe e
respektit është shumë e madhe. E
shohim duke respektuar natyrën e
saj komplekse dhe duke u përpjekur
të mos përfshihemi psikologjikisht në
mënyrën e saj të të menduarit dhe të
vepruarit. Juna është vajzë e pavarur.
Ajo ka treguar se është në gjendje ta
përballojë vetë jetën dhe t‘i plotësojë
vetë ëndrrat e saj. Ne nuk gjejmë asnjë
arsye që ta gjykojmë. E duam Junën
ta kemi shoqe, edhe pasi të dalë nga
kjo lojë. E respektojmë atë.
Në telefonatën surprizë që patët
me vajzën, në spektaklin e së
shtunës së kaluar, ju i premtuat se
kur ajo të dilte, do të rrinit bashkë,
por ndryshe nga herët e tjera...
Ndryshe… në kuptimin që tashmë
kemi një informacion shtesë mbi personalitetin
e saj dhe kjo hap shumë
tema të reja diskutimi… Jam i sigurt
që do të bëjmë gallatë...
Qëndrojmë te telefonata. Një
baba, sado i fortë që të jetë, është
shumë i lidhur pas vajzës dhe natyrisht
që emocionet nuk i mungojnë.
Si i përjetuat minutat para
se të bënit telefonatën me vajzën?
Në të njëjtën mënyrë sikundër u
takuam për tre-katër orë para se ajo
të hynte në shtëpinë e "Big Brother",
me emocione pozitive që lindin
natyrshëm midis njerëzve të dashur.
I thashë që e shijojmë shumë prezencën
e saj në ekran. I transmetova
ngrohtësi dhe respekt. Për të tilla
gjëra ka nevojë ajo dhe ne.
I keni frikë nominimet?
Kjo është një pyetje që duhet t‘i
bëhet Junës. Por më duket se ajo nuk i
trembet nominimeve. E kam dëgjuar
që thotë se ka hyrë aty për të nominuar
dhe për t‘u nominuar. Me sa po
shoh, Juna e ka marrë lojën ashtu siç
është, si lojë dhe ka hyrë aty për ta
shijuar atë. Nominimi është pjesë e
pandarë e kësaj të shijuare.
Sapo ka hyrë, Juna ka zbuluar
menjëherë lidhjen e saj me pianon.
Ajo është shprehur se kur i bie pianos,
harron nënë e babë...
Pianon Juna e gjeti aty dhe nuk do
të mund t‘i rezistonte dot thirrjes hyjnore
të tastierës. Për arsye ekonomike,
Juna nuk mundi të studionte për
piano, por ajo është artiste në shpirt
dhe forma më e mirë për të shprehur
potencën e saj shpirtërore dhe
intelektuale, është muzika. E gjithë
qenia e saj përfshihet në këtë proces
që është hyjnor dhe ku, kuptohet,
nuk ka vend për mami e babi e motra
e vëllai e tezja e halla. Nën tingujt e
muzikës, Juna futet në privatësinë e
saj absolute. Besoj se këtë ka dashur
të shprehë me fjalët "harroj nënë e
babë kur i bie pianos...".
Finalja është shumë pranë, jemi
në javët e fundit të "Big Brother"
dhe merret me mend lehtë që loja
do të bëhet më e fortë. Si e shikoni
vajzën tuaj në këtë lojë? Cilët janë
konkurrentët e saj më të fortë?
Puna është se ne, si shokë e prindër
të saj, jemi shumë të fokusuar tek
Juna dhe kjo na bën të njëanshëm.
E kemi të vështirë të gjykojmë me
objektivitet. Një gjë mund ta them
me siguri. Juna aty luan vetveten dhe
kjo e bën atë që të mos ndjejë lodhje.
Pjesën tjetër e gjykon vetëm publiku.
Çdo njeri e ka një pikë të dobët.
Cila është ajo për Junën?
Atë po përpiqem të zbuloj dhe
unë.
Shumë njerëz, kur nuk janë të
përfshirë në "Big Brother", e shikojnë
vetëm si një format televiziv,
në fakt si e konceptoni ju "Big Brother"
tani që vajza juaj është njëra
prej banorëve të tij?
"Big Brother" është një pasqyrim i
disa aspekteve të jetës dhe evidentues
i sjelljeve sociale të individëve. Është
një metodë artistiko-shkencore hulumtimi
mbi harmoninë dhe përplasjet
midis segmenteve të caktuara sociale.
Individët që hyjnë aty sakrifikojnë
privatësinë e tyre në emër të këtij hulumtimi.
Në një farë mënyre, ata janë
të gjithë eksploratorë të guximshëm,
prandaj meritojnë mirënjohje dhe
respekt nga ana e shoqërisë.

Eltoni: Adela, hipokrite dhe manipuluese

ADI
Gjërat pozitive - Humori
Gjërat negative - Humori me raste i tepruar
Po ta kishe përballë, çfarë do t‘i thoshe? "Tërbohu"
SORI
Gjërat pozitive - Ka shumë bagazh
Gjërat negative - Gatuan shumë mirë
Po ta kishe përballë, çfarë do t‘i thoshe? "Na more në qafë"
ARJONI
Gjërat pozitive - Është djalë shumë i pjekur
Gjërat negative - Gatuan me pasion
Po ta kishe përballë, çfarë do t‘i thoshe? "Je 1 o vëlla"
ANI
Gjërat pozitive - I paparë
Gjërat negative - Nuk i gjeta
Po ta kishe përballë, çfarë do t‘i thoshe? "Je i modh plako"
BJORDI
Gjërat pozitive - Inteligjent
Gjërat negative - Ka kaluar në varësi të Adelës
Po ta kishe përballë, çfarë do t‘i thoshe? "Bjordi kush je ti?"
ARI
Gjërat pozitive - I zgjuar
Gjërat negative - Flet pak si shumë
Po ta kishe përballë, çfarë do ti thoshe?
"Si është Zhak Shirak?"
DRITANI
Gjërat pozitive - Djalë inteligjent
Gjërat negative - Shumë serioz
Po ta kishe përballë, çfarë do t‘i thoshe? "Më vjen keq që
nuk na pranove si banorë"
AIDA
Gjërat pozitive - E fortë, e dashur, inteligjente
Gjërat negative - "Llupse "
Po ta kishe përballë, çfarë do t‘i thoshe? "Të dua shpirti"
JUNA
Gjërat pozitive - Vajzë me botë dhe me intelekt
Gjërat negative - Pagjumësia (defekt i përbashkët ky)
Po ta kishe përballë, çfarë do t‘i thoshe? "Je shumë e mirë"
MOZA
Gjërat pozitive - E bukur
Gjërat negative - E fjetur dhe nuk di të ruajë sekretin"
Po ta kishe përballë, çfarë do t‘i thoshe? "Mimo zgjohu!"
ADELA
Gjërat pozitive - Këndon bukur
Gjërat negative - Hipokrite, manipuluese
Po ta kishe përballë, çfarë do t‘i thoshe? "Je një manipuluese
shumë e zonja"
ANJEZA
Gjërat pozitive - Çapkëne
Gjërat negative - Mezi zgjohet
Po ta kishe përballë, çfarë do t‘i thoshe? "Je një shoqe e mirë me mua!"

Toni, a mendon se ia vlente kjo përvojë
në "Big Brother"?
Po, sinqerisht! Për mua ishte jo
vetëm interesante, por dhe një mundësi
për të treguar vlerat e mia dhe besoj se ia
kam arritur qëllimit!
A të penalizoi fakti se nuk hyre që në fillim
në këtë "reality"?
Mbase, por nuk e mendoj kështu. Kam
përshtypjen se ne ishim më të favorizuar për
të vetmen arsye se kishim pasur të gjithë kohën
e mundshme për t‘i njohur konkurrentët
nëpërmjet ekranit. E dinim lojën e tyre, intrigat,
të fshehtat dhe aleancat që kishin lindur në
shtëpi.
Kush ishte njeriu më i afërt për ty atje
brenda?
Aida, Arjoni, Anjeza, Juna dhe Adi, por më
shumë isha i lidhur me Aidën.
Po në karakter apo tip, kush të ngjante?
Nuk e besoj se kisha ndonjë tip të përbashkët
me mua.
Për sa i përket karakterit tim, besoj se ngjaj
shumë me Arjonin.
Cili është lojtari më i dobët aty brenda?
Lojtarë të dobët nuk ka dhe nuk besoj se
ka pasur.
Po lojtari apo lojtarja që po shtiret më
shumë nga të gjithë?
Adela. Do të kisha dashur shumë ta njihja se
kush është në të vërtetë por s‘ma dha mundësinë,
pasi mendoj se është shtirur gjatë gjithë
kohës.
A do të ndryshoje sjellje po të hyje përsëri
në "Big Brother"?
Jo, aspak. Unë jam Eltoni dhe jam kështu,
me të mirat e me të këqijat e mia. Nuk mund
të dal nga vetja.
A je penduar që ndenje pak "urtë"?
Mbase kam ndenjur "urtë" javën e parë, si
pasojë e ndryshimit të rrjedhës së jetës sime
dhe ambientimi kërkonte pak kohë, por më
pas ndryshova dhe nuk besoj se kam qenë
edhe aq i urtë.
Cilin do të ngacmoje, po të ishe përsëri
brenda?
Përsëri tek Adela do kisha ndaluar dhe do të
kisha vazhduar deri sa të nxirrja në pah vlerat e
saj reale dhe jo ato që i ka "vjedhur" nga Bjordi.
Cili nga banorët të ka zhgënjyer?
Askush.
A beson se ka dashuri mes Adelës dhe
Bjordit?
Mendoj se nga ana e Bjordit ka dashuri,
ndërsa për Adelën nuk e besoj.
Arit i thoshe "bionde", pse?
Hahaha, të mos keqkuptohemi, nuk është
ofendim, por një shaka që ne e bënim aty në
shtëpi. "Bionde" ishte me kuptimin që flet shumë
ndonjëherë dhe ajo fjalë ishte një shprehje
me humor, por kurrsesi ofenduese ndaj Arit.
Cilin nga banorët do ta nxirrje që sot nga
"Big Brother", pasi është duke ndenjur kot
aty?
Mimoza. Për mendimin tim, ajo po vegjeton
dhe do ta kisha nxjerrë. Bukuria nuk është
gjithçka.
Kush do të fitojë?
Besoj se Adi, pasi ka shumë cilësi.
Çfarë do të kujtosh nga kjo përvojë?
Do të kujtoj çdo gjë, çdo sekondë, çdo minutë,
çdo ditë të kaluar aty brenda. Një eksperiencë
e paharrueshme dhe që vetëm një herë
të jepet mundësia për ta jetuar.
Me çfarë do të merresh tani?
Me çfarë do të merrem tani???
Më pëlqen të ndihem i vlerësuar dhe shpresoj
që fama e fituar falë "Vëllait të madh" të më
hapë dyer të reja në fushën profesionale.

Anjeza, java e vetmisë së madhe

Në bisedë me Junën, Anjeza
i ka rrëfyer asaj se gjatë
gjithë javës, kishte përjetuar
ndjesinë se kësaj here,
Arjoni do të dilte. Anjeza ka thënë se,
nëse të shtunën e kaluar nuk e kishte
pasur këtë frikë, këtë herë e kishte
parandier. "Nuk doja t‘ia thosha
Arjonit, sepse nuk doja ta mërzisja!",
ka shtuar ajo. Anjeza i ka treguar
gjithashtu se, pavarësisht kësaj, në
momentin kur katër të nominuarit
kishin shkuar në zonën e kampingut,
duke u ndarë prej tyre, ajo kishte
shpresuar se personi që do të dilte
do të kishte qenë Ari dhe jo Arjoni.
Anjeza: "Më duket sikur jam
unë shkaku që doli Arjoni"
Junida i ka qëndruar gjatë gjithë
kohës pranë Anjezës së trishtuar nga
dalja e Arjonit. Ajo i ka thënë të mos
mërzitej dhe të mundohej t‘i merrte
gjërat pozitivisht. Prania e policëve
të "Portokallisë" brenda shtëpisë së
"Big Brother" sikur ia largoi fillimisht
mendjen, por më vonë, pas largimit
të tyre, kur shtëpia ra në qetësinë dhe
rutinën e përditshme, ajo shpërtheu
në lot. "Je e mërzitur apo të vjen
inat?" - e ka pyetur Juna, ndërsa bisedonin.
"Të dyja!", i ka thënë Anjeza.
"Më duket sikur e ndjeja që do të dilte!",
ka shtuar ajo. "Nuk më besohet
që ka ikur Arjoni!", ka thënë Anjeza.
"Më duket sikur jam unë shkaku!".
Anjeza: "Qetsor, Arjoni të
ka dashur shumë!"
Anjeza i ka thënë Qetsorit se
Arjoni e "kishte pasur shumë xhan"
atë dhe e shprehte gjithandej me të
gjithë. "Aq sa mua më vinte shumë
inat që e shprehte dhe i thosha
"mos thuaj që e do aq shumë!".
Qetsori ka thënë se ndoshta Arjoni
e donte më shumë nga ç‘e donte
ai. Por, sipas Anjezës, ata të dy e
donin njëri-tjetrit, pavarësisht se
kush e shprehte më shumë. Adela
ka ndërhyrë, duke thënë se Qetsori
kuptohej se cilin donte e cilin jo,
pavarësisht se mundohej ta fshihte.
"Arjoni e ka kuptuar vet sa dhe kur",
ka thënë Qetsori.
Anjeza, Mozës "Ti duhej të
dilje nga ‘Big Brother‘ para
disa banorëve që meritonin
të ishin ende këtu".
Anjeza e pyet Mozën se çfarë
mendon ajo në lidhje me faktin se
vazhdon të qëndrojë ende në shtëpi
prej kaq shumë kohësh. Anjeza
thotë se tek ajo ka parë vetëm një
vajzë të thjeshtë, që nuk merret me
debate, që nuk ka shpirt luftarak, që
i pëlqen të merret vetëm me veten,
por që këto gjëra i ka parë si jashtë
dhe brenda shtëpisë. Moza ia kthen
se të njëjtat gjëra që po thotë ajo
për të, ka parë edhe ajo tek Anjeza.
Anjeza insiston në pyetjen e saj se
çfarë ka vlerësuar publiku tek ajo.
Moza përgjigjet se ka vlerësuar thjeshtësinë,
sinqeritetin dhe një vajzë
që përfaqëson veten dhe moshën
e saj. Anjeza vazhdon të thotë se e
sheh Mozën shumë pasive dhe se
kanë dalë nga loja banorë që kanë
qenë më aktivë e që kanë dhënë më
shumë se ajo. Moza i kundërpërgjigjet
se dhe ajo nuk ka qenë shumë
aktive dhe se pikë i ka dhënë vetëm
lidhja me Arjonin.
Adela provokon Anjezën:
"Të më kishte dalë mua Bjordi,
do isha duke qarë"
Zënkat midis Anjezës dhe Adelës
vazhdojnë edhe gjatë ngrënies së
drekës. Adela e komenton këtë ndryshim
tipi të Anjezës për faktin se
ka dalë në nominim, por Anjeza ia
kthen se ajo e ka nga gjëra të tjera,
pasi në nominim ka qenë dhe më
parë dhe shton se Adela, si vajzë e
zgjuar që është, duhet t‘i kuptojë
mirë. Adela shprehet gjithashtu se,
nëse asaj do t‘i kishte ikur Bjordi,
do të qëndronte vetëm në ndonjë
cep pa folur e duke qarë. "Se çfarë
kam unë brenda, nuk e sheh as ti e
as asnjë", ia kthen Anjeza, por Adela
thotë se ashtu mendon dhe mund të
thotë çfarë i do qejfi.
Anjeza: "Qëndrimi afër
Arjonit, nuk më ka penguar"
Anjeza vazhdon të shprehë se
gjendja e saj aktuale nuk ka lidhje
as me nominimin e as me faktin
se Arjoni e paska penguar që ajo
të shprehë veten më parë, siç doli
në konkluzion Ari me Sorin. Sori
sqaron se fakti që ajo ka ndenjur
më shumë me Arjonin, e ka penguar
që të bëjë lojë individuale. "Unë
kam jetuar atë që më pëlqente dhe
e lashë mënjanë lojën, edhe pse
Arjoni më këshillonte të kundërtën",
thotë Anjeza.
Anjeza: "Jam e lumtur me
Arjonin"
Anjeza i tregon Junës për marrëdhënien
e saj me Arjonin. Ajo i
tregon se kur e shihte nga jashtë,
para se të hynte në shtëpi, kishte
disa gjëra që nuk i pëlqenin tek ai,
por kur e njohu nga afër, e pëlqeu
shumë. Ajo thotë se nuk mund ta
përshkruajë, por atë që ndjejnë, e
ndjejnë me të vërtetë, por dikush i
shpreh më shumë e dikush më pak
ndjenjat. Anjeza shprehet se kur të
dalë jashtë, do ta shohin lidhjen e
saj me Arjonin. Sipas saj, edhe sikur
lidhja e saj të mos funksionojë, gjë
që nuk e mendon se do të ndodhë,
çastet që ka kaluar e përjetuar me të
dhe emocionet kanë qenë si kurrë
ndonjëherë. "Sido që të jetë situata
jashtë, jam e lumtur për këtë", shprehet
Anjeza për lidhjen me Arjonin.

Arjoni jashtë "Big Brother"

Dua të studioj për aktor. Për ndjenjën nuk ka masë

Pse ishe në "Big Brother" Arjon?
Kërkoja një trampolinë ideale për t‘u hedhur në synimet
e mia. Ato lidhen me botën e televizionit ku dëshiroj të
bëhem prezantues, por njëkohësisht do të konkurroj
edhe në Akademinë e Arteve të Bukura për aktor.
A mund të jetë dialekti që ke në të folur problem për këtë gjë?
Për këtë arsye, do të ndjek edhe një kurs gjuhe dhe
diksioni.
A pamë një Arjon të vërtetë në "Big Brother 2"?
Edhe unë nuk e kisha parë veten asnjëherë kaq të
vërtetë.
Do ktheheshe përsëri atje brenda, pse?
Po, sepse do kisha dëshirë të provoja përsëri ngrohtësinë
që më dha publiku kur dola.
Në "Big Brother" fitojnë të vërtetët, apo ata që aktrojnë më bukur?
Në "Big Brother" fitojnë ata që vendos publiku.
Po ti çfarë bëre?
Po të më pyesje brenda në shtëpi për këtë gjë nuk do të
dija të përgjigjesha, por sot më thonë dhe më vlerësojnë
si një djalë 360°.
A pate një strategji loje?
Të gjithë patën një strategji, por çdo strategji kur je aty
brenda bie brenda pak ditësh.
Të jesh djalë i bukur, të ndihmon apo të ndëshkon në një lojë si kjo?
Unë kam bërë që aspekti fizik të anashkalohej për të
nxjerrë në pah vetitë dhe virtytet që më karakterizojnë.
Ti dhe Moza ishit më të bukurit e këtij edicioni, ku qëndron dallimi
mes jush (përveç seksit)?
Moza futet në rekordin "Guinness", si një person që
arriti të rrinte në një "reality" që bazohet te dialogu, 80
ditë pa folur.
U afrove shumë me Zhuljetën, ajo tha se ishte lojë, po për ty?
Ndava momente shoqërore shumë të bukura, por për të
ishte lojë, unë nuk e vlerësoj për keq, sepse më dhuroi
bashkëbisedime të bukura.
Çfarë të tha kur e takove jashtë?
O fodull.
Si po të duket Anjeza, tani që e shikon nga jashtë?
Pak e mërzitur në ato momente që normalisht i kalonim
bashkë.
Adela i tha Anjezës se, po të më dilte Bjordi, unë vetëm do qaja, po
ti si mendon për reagimin e Anjezës?
Çdo njeri i përballon ndjenjat dhe situatat në forma
të ndryshme.
Mendon se Adela e do Bjordin, më shumë se të do Anjeza ty?
Si mund ta mas ndjenjën? Po të ekzistonte një ndjenjëmatës,
do isha i pari që do ta kisha blerë.
Qetsori ka thëne se ti e ke dashur më shumë sesa të ka dashur ai,
je i zhgënjyer nga këto fjalë?
Personat nuk duan kurrë në të njëjtën sasi, ka gjithmonë
një që do më shumë se tjetri.
Cilin kishe me të vërtetë konkurrent aty brenda?
Qetsorin.
A u stepe kur në "Big Brother" hyri Ari, pse?
Për mua, Ari ishte si gjithë të tjerët.
Kush do ta fitojë "Big Brother"?
Qetsori.
A do rikthehesh në Itali?
Varet nga ofertat e punës që do të kem, sepse jam
mësuar të punoj.
Po me Roselën si shkon puna, do ta takosh?
Patjetër që do ta takoj, aty ku mbaron një dashuri, ka
shumë vend për një miqësi.
A do të punosh këtë vit në sezonin turistik të verës?
Në Itali kam bërë bagninon (kujdestarin e plazhistëve),
ndërsa këtu shpresoj të punoj gjithë vitin.
Çfarë pret të ndodhë me jetën tënde?
Të mos më ndryshojnë gjërat që kam dhe pres të realizoj
ëndrrat e mia.
Po për fansat?
Dua t‘i shpreh falënderimin tim të madh për çdo ditë
që më kanë mbështetur kur isha aty brenda dhe për
ngrohtësinë që më falin tani që jam jashtë.

ADI
Gjërat pozitive - Humori
Gjërat negative - Manipulimi
Po ta kishe përballë, çfarë do t‘i thoshe?
"Në çdo pikë të territorit shqiptar, ndjehem si në shtëpinë time"
PAVLINI
Gjërat pozitive - Kuraja
Gjërat negative - Jo i mirinformuar për Kanunin
Po ta kishe përballë, çfarë do t‘i thoshe? "Shpresoj të të shikoj sa më shpejt bashkë
me fëmijët e tu"
DRITANI
Gjërat pozitive - Djalë perfekt
Gjërat negative - Serioziteti i tepërt
Po ta kishe përballë, çfarë do t‘i thoshe? "Shpresoj të më kesh kuptuar më tepër
tani që ke dalë"
AGONI
Gjërat pozitive - Mik i mirë
Gjërat negative - Dashuron me shikim të parë
Po ta kishe përballë, çfarë do t‘i thoshe? "Të kam vlerësuar aty brenda dhe besoj
se ky vlerësim do të mbetet edhe jashtë"
BJORDI
Gjërat pozitive - Ndjeshmëria
Gjërat negative - I çrregullt
Po ta kishe përballë, çfarë do t‘i thoshe? "Mendo me kokën tënde"
SORI
Gjërat pozitive - Karakteri i fortë
Gjërat negative - Enigmatik
Po ta kishe përballë, çfarë do t‘i thoshe? "Shpresoj që përpjekjet e tua të japin
rezultatin që shpreson"
ANI
Gjërat pozitive - Zemërbardhë
Gjërat negative - Tepër zemërbardhë
Po ta kishe përballë, çfarë do t‘i thoshe? "Rrethohu vetëm nga njerëz
që të duan të mirën"
ARJANI
Gjërat pozitive - Bagazhi
Gjërat negative - Fjalori i shthurur
Po ta kishe përballë, çfarë do t‘i thoshe? "Shpresoj t‘i arrish objektivat e tua"
ELTONI
Gjërat pozitive - Njeri direkt, bagazhi
Gjërat negative - Këpucët e zeza me majë
Po ta kishe përballë, çfarë do t‘i thoshe? "Më vjen keq që nuk ke hyrë që ditën e parë"
BIKA
Gjërat pozitive - Direkte
Gjërat negative - Mosbesimi te njerëzit
Po ta kishe përballë, çfarë do t‘i thoshe? "Shpresoj ta takosh sa më shpejt Alban
Skënderajn"
ADELA
Gjërat pozitive - Oratoria
Gjërat negative - E pasinqertë
Po ta kishe përballë, çfarë do t‘i thoshe? "Beson se ka qenë kjo rruga e duhur për
të arritur?"
ZHULJETA
Gjërat pozitive - Inteligjenca
Gjërat negative - Mësova duhanin
Po ta kishe përballë, çfarë do t‘i thoshe? "Gjithë të mirat në jetë"
ERJOLA
Gjërat pozitive - Inteligjenca
Gjërat negative - Nuk pata kohë t‘ia zbuloja
Po ta kishe përballë, çfarë do t‘i thoshe? "Do kisha shpresuar të të kisha më
tepër brenda në shtëpi"
AIDA
Gjërat pozitive - Arrinte të komunikonte edhe pa fjalë, si dhe ishte
një mike shumë e mirë
Gjërat negative - Gjaknxehtësia
Po ta kishe përballë, çfarë do t‘i thoshe? "Meriton çdo të mirë që kjo botë mund
të të dhurojë"
LIRITA
Gjërat pozitive - Vetëbesimi
Gjërat negative - Mospozicionimi
Po ta kishe përballë, çfarë do t‘i thoshe? "Më erdhi keq që nuk u kuptuam"
MOZA
Gjërat pozitive - Bukuria
Gjërat negative - Nuk më "pëlqen"
Po ta kishe përballë, çfarë do t‘i thoshe? "Më thuaj arsyen e vërtetë të gjithë këtyre
nominimeve"
MESIDA
Gjërat pozitive - Njeri i drejtpërdrejtë, pa lajka
Gjërat negative - Beson shumë te të tjerët
Po ta kishe përballë, çfarë do t‘i thoshe? "Besoj se jeta së shpejti do të buzëqeshë"
ANJEZA
Gjërat pozitive - Personaliteti i formuar, sado që është në moshë të re
Gjërat negative - Emotiviteti
Po ta kishe përballë, çfarë do t‘i thoshe? "Besoj se mungesa ime do të japë më
shumë arsye për të luftuar për fi nalen"
JUNA
Gjërat pozitive - Baza familjare
Gjërat negative - Nuk ka
Po ta kishe përballë, çfarë do t‘i thoshe? "Me ty, orët kalonin pa u kuptuar"

Femra në karrierë flasin për "reality"

Odeta Haxhiu
Drejtore e Përgjithshme
Source One (Agency)
1 - Janë modë, por mendoj se
do të mbeten gjatë në ekranet tona,
për vetë faktin se sa po vijnë dhe po
rritet niveli i këtyre spektakleve "reality".
Madje dua të shtoj se këto lloj
formatesh po marrin një zhvillim të
ri dhe më interesant.
2 - Nuk është e mundur të
nxirret 100% e vërteta e një njeriu
në "reality", por shpeshherë dalin në
pah pjesë të karakterit që edhe vetë
personazhet nuk e kanë ditur se i
kanë pasur. Ata hasen me situata të
tilla, të cilat, në jetën e përditshme,
nuk janë përballur.
3- Jo.
4 - Ky edicion ka tre pretendentë
për çmimin e madh.
1. Adelajda - Viktima e "Big Brother
2"
2. Qetsori- Lojtari më i mirë
3. Adi - Sepse e meriton të fitojë,
ka bërë lojë të pastër, pa intriga dhe
i nevojitet më shumë sesa të gjithëve
fitorja.
Ela Mulla
Account Manager
New Moment (Agency)
1 - Mendoj se do të mbetet gjatë
në ekranet tona, pasi kemi nevojë
për të parë spektakle "reale". T‘i
shikojmë dhe t‘i kuptojmë më nga
afër tipat e ndryshëm ("të bukurën",
"të zgjuarën", "njeriun e sprovuar në
jetë", "punëtoren", "kuzhinierin"…
mbase i kemi pranë dhe nuk i njohim.
2 - Nuk besoj, pasi është një
ambient i simuluar, ku ata e dinë
se po vëzhgohen dhe mundohen të
"teatrojnë" në mënyrën më të bukur.
Mbase kur flenë, janë krejtësisht të
vërtetë .
3 - Jo, nuk kam kohë.
4 - Nuk e kam ndjekur shumë,
por nga bisedat me miqtë, mendoj
se shanse ka Adi dhe Bjordi.
Marçela Lati
Titullare e agjencisë së
eventeve "Geraldina Sposa"
1 - Mendoj se është një modë
emergjence, që përmbush dëshirën
e shikuesit për të qenë i përfaqësuar
nëpërmjet një personazhi që pëlqen
më tepër. "Pëlqejmë më shumë atë
që na ngjan më shumë", ka thënë
Dante Aligeri
2 - U lodhëm duke dëgjuar nga
konkurrentët se "unë jam vetvetja,
unë jam i sinqertë". Besoj se çdo
konkurrent mban konsiderueshëm
rezerva, nuk kemi të bëjmë me të
vërtetën 100%.
3 - Ndoshta kjo pyetje duhet të
më kishte ardhur kur "Big Brother"
nuk njihej si koncept dhe kur isha
më e re .
Por i mbështes konkurrentët për
kurajën për të bërë publike jetën
private.
4 - Do të doja të ishte Adelajde,
por duke u treguar objektive, më
duhet të pranoj që pretendenti më i
fortë është Qetsori, e meriton fitoren.
Ardita Luca
Titullare e Cocktail
& Bar (Rockwood)
1 - Mendoj se do të mbeten gjatë
në ekranet tona, jo me intensitetin
që kanë tani, por do të rezistojnë.
Njerëzit kanë dëshirë të gjykojnë dhe
kjo i kënaq shumë.
2 - Të vërtetat e njeriut fatkeqësisht
nuk mjafton një jetë t‘i nxjerrë,
e jo një "reality show".
3 - Po të mos kisha fëmijë, do të
pranoja. Më duket zbavitëse, asgjë
më tepër.
4 - Pretendenti më i fortë më
duket Qetsori, por duhet ta fitojë
vetëm Adi, sepse ai të bën të qeshësh
dhe ky është tipar shumë i bukur te
një njeri.
Dorina Troka
Drejtore Marketingu
& Komunikimi (Avon)
1 - "Reality show" janë një lloj
formati i prezantuar që në fillim të viteve
‘90. Përtej mediokritetit televiziv
që mund të ofrojnë nga pikëpamja
komerciale, ata janë të kërkuar dhe
sa kohë që fitimi i kompanive të
produksionit është i ndjeshëm, ata
do të vazhdojnë.
2 - Një "reality" nuk mund të
nxjerrë 100% karakterin dhe të vërtetat
e njeriut.
3 - Nuk do të hyja, pasi përshtatja
dhe bashkëjetesa me të panjohur
nuk është pika ime e fortë.
4- Qetsori, pasi ka karakteristikat
e liderit. Di të luajë me zgjuarsi dhe
pjekuri.
Juliana Mali
Drejtore Finance
Ogilvy (Agency)
1 - Si çdo spektakël i ri që hyn në rutinën
e përditshme, edhe "reality show"
mendoj se është një modë që them se
do të zbehet me kalimin e kohës.
2 - Për sa kohë njeriu është i
kushtëzuar nga një çmim tundues,
nuk mendoj se do t‘i lejojë vetes të
nxjerrë 100% të vërtetat e tij.
3 - Jo, nuk më pëlqen të jem e
vëzhguar.
4 - Për mua, Qetsori po përdor
një strategji fitimtare.
Xhulieta Kertusha
Inxhiniere mekanike
(Drejtoria qendrore KESH)
1 - Mendoj se spektaklet "reality
show" janë një modë e kohës për vetë
faktin që kanë një shikueshmëri të
madhe. Ndoshta është një sukses i
momentit, këtë do ta tregojë koha.
2 - Të nxjerrësh 100% të vërtetat
e një njeriu në një "reality", është si
të nxjerrësh një politikan 100% të
sinqertë.
3 - Jo, nuk do të pranoja. Jeta e
përditshme është një "Big Brother"
më vete.
4- Bjordi, po të mos bënte rolin
e Romeos.

Shenim: Suplementin mund ta lexoni edhe ne PDF

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›