Në shtetin e vet e arrestojnë, në shtetin tonë e presin si hero
Shihni vetëm një fakt. Shteti amë Bosnja e arreston dhe akuzon Damir Fazliçin zyrtarisht për ekstorsion ( vënie gjobe ekonomike e financiare ) dhe për kontrabande armësh... Në Shqipëri e shoqërojnë dhe mbrojnë me polici e forca speciale sikur të ishte burrë shteti. Jo vetëm kaq, por i vë në dispozicion edhe një kanal televiziv për intervista speciale...
Jo vetëm kaq, por bodigardë të tij bëhen edhe zyrtarë të qeverisë. Ata kishin marrë të gjitha masat që prokurorët shqiptarë të mos e ndalonin dhe jo vetëm të mos e merrnin në pyetje, por edhe të mos i nxirrnin asnjë pengesë ligjore.
Nuk ka se si të ndodhë ndryshe; Mafia gjithnjë ka vepruar si shtet brenda shtetit, si qeveri mbi çdo qeverisje! Damir Fazliç është miku për kokë i vetë Luigjit të 14-të: Ligji jam unë ! Kambanat bien për ata që kanë veshë të dëgjojnë!