E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në takimin e dashurisë zbuluan se ishin motër e vëlla

LONDER - Sarah Kemp, një grua e divorcuar nga Londra, vendosi të kërkojë në internet shpirtin e saj binjak. 

Menjëherë ajo merr përgjigje nga George Bentleyn. Ata shkëmbyen adresat e e-mail dhe fotografitë, që të njiheshin më mirë dhe kontaktonin çdo ditë.

Pas tre muajsh kontakti në internet, çifti vendosi që të takohej nga afër në Londër, por ky takim iu nxorri shumë gjëra të përbashkëta në jetën e tyre. Gjatë bisedës së tyre zbuluan se kishin të njëjtit prindër, pra që ishin motër dhe vëlla (në foto).

“Nuk mund ta imagjinoni reagimin, befasinë, gëzimin dhe gjendjen e pakëndshme në të cilën u gjendëm”, thotë Sarah. 

Prindërit e tyre Felicity dhe David Bentley ishin shkurorëzuar në vitin 1975. Atëherë Sarah 8 vjeçare shkoi të jetonte me të ëmën në Edinburgh, derisa George shkoi në Londër me të atin dhe që në atë kohë nuk kishin më kontakt me njëri-tjetrin. 

Sarah pas divorcit mbajti sërish mbiemrin e ish-bashkëshortit të saj, gjë që i bënte të vështira kërkimet e George për motrën e tij. “Nuk e kisha idenë se ku ndodhej ajo. E kam kërkuar si Sarah Bentley dhe pas disa kërkimesh hoqa dorë”, thotë George.

Edhe pse takimi nuk ishte shumë i këndshëm, sepse filloi si takim dashurie dhe më pas përfundoi si takim familjar, ata e festuan këtë njohje me shampanjë dhe kujtuan fëmijërinë. Ekspertët thonë se shansi i tyre për takim ka qenë 1 në 500 milionë, 30 herë më e vogël sesa ta fitosh llotarinë.

(a.jole/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›