Prokuroria pretencë 4 vjet burg për Shullazin
TIRANE-Në gjykatën e Tiranës, prokuroria e rrethit ka kërkuar 4 vite burg për Emiliano Shullazin i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje. Ndërsa 1 vit e 6 muaj për shokun e tij Gilmando Dani i cili akuzohet për moskallëzim krimi.
Në pretencen e dhënë para trupit gjykues, Prokurorët e cështjes kanë paraqitur prova dhe fakte të pakontestueshme që sipas tyre i lidhin dy të pandehurit me akuzat e ngritura.
Shullazi dhe Dani, dy persona të njohur nga drejtësia shqiptare u arrestuan mbrëmjen e 8 Nëntorit në zonën e Parkut të autobusave me pistoleta, thika dhe maska. Vendimi i gjykatës së Tiranës pritet të jepet me datën 11 maj.
(d.b/News24/BalkanWeb)