E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, arrestohen 2 vëllezër shqiptarë, përdhunuan shoqen 16-vjeçare

TERAMO – Policia italiane arrestoi tre minorenë, mes të cilëve një rumun dhe 2 vëllezër shqiptarë, të cilët akuzohen për përdhunimin e shoqes së tyre. Ngjarja ka ndodhur në muajin mars në qytetin Teramo.

Mediat italine bëjnë të ditur se tre djemtë, të moshës 16-17 vjeçare, e kishin futur bashkëmoshataren e tyre në një godinë të braktisur, në komunën Sant'Egidio, dhe më pas kishin abuzuar seksualisht me të.

Por herën e dytë që tentuan ta përdhunonin, vajza arriti të shpëtonte duke u ndihmuar edhe nga një mikeshë e saj. Këtë herë ajo u tregoi gjithçka prindërve, të cilët bënë edhe denoncimin në polici.

Gjykata vendosi që shtetasi rumun dhe njëri nga vëllezërit shqiptarë të dërgohen në institutin ku vuajnë dënimin të miturit, në Romë, ndërsa shqiptari tjetër është në arrest shtëpie.

(er.nu/tgcom/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›