Në tre fshatra në Kukës nis kalimi i tokës bujqësore në pronësi të banorëve

TIRANË, 15 dhjetor /ATSH/ Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në Kukës ka nisur procesin e trajtimit të kërkesave për kalimin e tokës bujqësore nga përdorimi në pronësi në njësinë administrative Shtiqën, duke përfshirë fshatrat Shtiqën, Kodër Lumë dhe Krenxë.
Sipas njoftimit të Kadastrës, deri më tani janë evidentuar kërkesa nga një pjesë e banorëve, të cilët ftohen të paraqiten pranë Drejtorisë Vendore ASHK Kukës për të verifikuar dokumentacionin e depozituar dhe për të plotësuar dosjet me dokumentacionin e nevojshëm.
Ky proces kërkon bashkëpunim të ngushtë me qytetarët, siç dhe koordinim me institucionet e tjera përkatëse, për të siguruar vijimësinë e procedurave në mënyrë të rregullt dhe të saktë.
Banorët e fshatrave të përmendura, emrat e të cilëve gjenden në listën e publikuar në faqen zyrtare të ASHK, duhet të paraqiten pranë Drejtorisë Vendore për t’u njohur me dokumentacionin e nevojshëm për plotësimin e dosjes.
Ky hap i ASHK synon të përshpejtojë procesin e legalizimit të tokave bujqësore dhe të sigurojë qartësi dhe transparencë në kalimin e pronësisë për banorët e zonës.

/r.e/a.f/