Rama kërkon që ti shkulin veshin, dënohet nga një vajzë e vogël (FOTO)
Tiranë- Mesa duket për të shuar sadopak zhurmën që ka shkaktuar “incidenti i veshit” në Vjenë, kryesocialisti Rama ka dashur të japë një shembull se nuk ka asgjë të keqe të të shkulin veshin.
Këtë shembull Rama e ka dhënë dje pasdite gjatë një takimi me banorët e njësisë numër 1, të cilëve u është drejtuar me këto fjalë: “Do i përgjigjesha pyetjeve tuaja dhe interesave, nëse ndonjëri do të më shkuli veshin para se të nis fjalën, e kam seriozisht le të vijë ta bëjë”.
Teksa askush tjetër nuk ka guxuar përveç një vajze të vogël e cila është ngritur dhe është drejtuar nga kryesocialisti Rama dhe duket edhe në fotografi që vajza i ‘shkul veshin’ Ramës.
‘Incidenti i veshit’, gati një javë më parë ka shkaktuar një debat të madh, ndërsa mazhoranca ngritit edhe një komision hetimor për të zbardhur ngjarjen që ka ndodhur në Vjenë, ku pretendohet se lideri i opozitës i ka shkulur veshin Ambasadorit tonë në Vjenë Eugen Ceka.
Rama gjatë takimit me banorët e njësisë 1
Ndërsa vetë kryesocialisti Rama është shprehur për këtë ngjarje se kjo ishte medalja e rradhës e marrë nga mazhoranca.
“Mora medaljen e rrradhës nga PD-ja dhe kryetari, komisioni i rradhës, nga komisioni në komision në komision ka një degradim të vazhdueshëm siç është rrënimi i rrugës logjike i komunikimin me popullin, i vetë PD-së.
Ka vetëm një përgjigje: Kam parë se ka pas një mbështetje sh të madhe publike propoozimi për të shpallur 24 prillin Ditën Ndërkombtare të Shkuljes së Veshit, si një ditë e bukur por të reflektuar e për të përmiurësuar veten e njëri-tjetrin”- tha kryesocialisti.