Ne treg, marka shqiptare te veshjeve "Made in Albania"
Industria e veshjeve se bashku me stilistet shqiptare, pritet te pesoje nje zhvillim te ri, krijimin e markes shqiptare te veshjeve. Se bashku me stilistet shqiptare, ne fund te 3 viteve, ky bashkepunim do te sjelle ne tregun shqiptar dhe boteror te veshjeve, marken "Made in Albania". Gjithcka ka nisur te konkretizohet fale nje programi ekonomik 3 vjecar te ministrise se Ekonomise se Gjermanise, i cili e ka perfshire Shqiperine nder vendet e rajonit te Europes Juglindore, si potencial i pazbuluar estetik dhe biznesi per vete traditat kombetare te veshjeve, ashtu dhe per mundesite e firmave shqiptare te konfeksioneve, per t'u perfshire ne tregun boteror me veshjet shqiptare.
Programi ekonomik i GTZ-se ne Shqiperi, ka nisur punen per zbatimin e ketij programi permes bashkepunimit me shoqatat e Konfeksionisteve dhe Stilisteve shqiptare, me synim, arritjen e prodhimit te markes shqiptare te veshjeve. Presidentja e Shoqates se Tekstileve, Modes dhe Dizajnit te Gjermanise, si dhe eksperte boterore ne fushen e modes dhe markave gjermane, Mara Michel, e cila drejtoi nje workshop me stilistet shqiptare keto dite ne Tirane, dha nje interviste per Atsh-ne. Michel vlereson me nota mjaft pozitive stilistet shqiptare. "Stilistet shqiptare jane shume te mire dhe nuk kane dallime ne nivel europian. Jane shume te mire dhe te talentuar dhe nga sa pashe, nuk dallojne as nga vendet e rajonit, por as nga ata te Frances, Anglise, etj.
Shqiperia nuk duhet te qendroje me e fshehur, por te dale ne dukje. Une njoha stiliste shqiptare te cilet kane lidhur vete kontrata individuale me shtepi mode ne Spanje, France, etj, dhe kjo eshte shume domethenese. Edhe stilistet shqiptare duhet te arrijne te jetojne me punen e tyre. Por per te arritur deri ne kete objektiv, duhen plotesuar disa kushte paraprake sikurse jane trajnimi per tendencat e fundit te modes boterore, krijimi i kontakteve me rrjetin e marketingut tregtar- shites-bleres, por sidomos krijimi i kontakteve me industrite e veshjeve qe jane ne Shqiperi. Qellimi i final i bashkimit te ketyre hapave, do te krijoje imazhin e industrise se veshjeve shqiptare ne bote. Ne vendosem gjate eorkshop-it te organizuar keto dite ne Tirane me shoqaten e Stilisteve shqiptare, qe ne muajin shkurt te behet nje ekskursion ne te gjitha NPV-te per te pare sensibilizimin, por dhe mundesite qe kane firmat shqiptare te konfeksioneve per te ndermarre hapat, duke iu larguar vetem punes me 'fashion', sikurse punohet akoma ketu.
Gjate ketij ekskursioni, do te paraqitet nje ekspozite veshjesh te stilisteve dhe do te tregohet se si mund te marketohen ato nga industria e prodhimit te veshjeve, deri ne tregun e shitjes. Kjo eshte rruga qe ndiqet kudo ne bote per te arritur marken e prodhimit te veshjes "Made in Albania".
Me kryerjen e ketij hapi, do te mund te seleksionohen ato fabrika konfeksionesh qe kane kapacitetet e nevojshme, per t'u perfshire ne programin e GTZ me ndihma kontrete deri ne arritjen e prodhimit te veshjes shqiptare dhe tregtimin e saj ne vend dhe ne tregun boteror. Por forcimi i kapaciteteve si ne industrine e veshjeve, ashtu dhe te stilisteve shqiptare, kerkon dhe ndihmen e qeverise dhe konkretisht te ministrise se Ekonomise permes "Albinvest", qe promovon produktin shqiptar kudo ne bote. Dhe ne kete bashkepunim, nuk mund te lihen menjane politikeberesit shqiptare si dhe VIP-at, qe afrohen me shpejt tek veshjet e modes. Sipas saj, tendencat e reja te modes sot kudo ne bote, jane bashkimi i vlerave te reja me traditen. Duke u nderthurur te dyja sa me ne harmoni te plote, pra nderthurja e tradicionales me avangarden, arrihet te krijohet edhe tradita vetjake ne nje bote moderne.
Ndersa eshte puna e stilisteve, qe duhet te njohin ne imtesi traditen, deri tek elementet fare te imet te saj, per te mundur qe t'i marrin dhe t'i adoptojne si pjese te veshjeve, mbetet problem i industrise se veshjeve qe te behen pjese aktive e ketij programi. Ketu ka te zhvilluar nje industri konfeksionesh, te cilet punojne me fashion. Ka ardhur koha qe ata tashme te hidhen pa frike ne nje treg mode te veshjes shqiptare teresisht, shprehet Michel. Sipas saj, do te duhen 3 vjet per te krijuar nje marke veshjesh, 5 vjet per te kuptuar nese ka apo jo sukses kjo marke dhe pas 20 vitesh, e merr vesh mire se cfare suksesi ke arritur me kete marke. Vete Armanit, iu deshen 45 vite pune, per te kapur suksesin pas 30 viteve.
Programi qe ka ndermarre ministria e Ekonomise e Gjermanise, perfshin disa vende te rajonit, si Rumania, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Serbia dhe se fundi edhe Shqiperia. Por pritet qe ai te mbeshtetet dhe nga donatore te tjere, duke synuar qe te promovoje markat e industrise se modes se vendeve te rajonit te Ballkanit kudo ne bote. Ne nivel boteror, eshte koha qe stilistet shqiptare te nisin bashkepunimin me panaire te medha boterore, sikurse eshte ai i Duseldorfit ne Gjermani, me i madhi ne bote qe hap cdo vit, dy sezone panairesh te modes se veshjeve te te gjitha llojeve, moshave dhe sekseve, perfundon Mara Michel.