E Diel, 1 Nëntor 2026

Në trup gjykues edhe një shqiptare në rastin “Kleçka”

Për herë të parë është emëruar një shqiptare si gjykatëse në rastin “Kleçka”. Është kjo gjyqtarja e krimeve të rënda, Shpresa Hasaj-Hyseni, e cila është emëruar gjyqtare për rastin “Kleçka”.

Burime të Indeksonline brenda EULEX-it kanë bërë të ditur se gjykatësja shqiptare do të merret me rastin “Kleçka” së bashku me dy gjyqtarë ndërkombëtarë.

E avokati i deputetit Limaj, Tomë Gashi, ka thënë se nuk është në dijeni për një emërim të tillë.

“Para nja 10 minutave jam parë me të dhe nuk e di nëse është emëruar” ka thënë Tomë Gashi për Indeksonline.

Rasti “Kleçka” ku është i përfshirë edhe deputeti i PDK-së, Fatmir Limaj, është kthyer në rigjykim dhe deputeti Limaj po mbahet në paraburgim me bashkëluftëtarët e tij./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›