E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Në unanimitet, ‘Ligjet’ miratojnë projektligjin për krijimin e regjistrit të personave të dënuar për krime seksuale

Në unanimitet të plotë mes opozitës dhe mazhorancës në Komisionin e Ligjeve është miratuar projektligji për krijimin e regjistrit të personave të dënuar më parë për krime seksuale. Ky projektligj pritet të kalojë për miratim në seancën e radhës në Kuvend.

Në këtë regjistër do të evidentohen të gjithë personat që kanë bërë krime me natyrë seksuale, që nga viti 1995 dhe se këto të dënuar duhet të raportojnë në polici lëvizjet e tij edhe brenda vendit dhe se punësimi i tyre është i ndaluar në vende që kanë të bëjnë me fëmijët.

Në këtë regjistër dixhital do të kenë akses të gjithë në mënyrë që të kenë një siguri më të plotë rreth personave afër tyre si dhe do të ndihmojë edhe më shumë policinë e shtetit.

Ligji synon monitorimin, ku policia e shtetit do të jetë në dijeni të lëvizjes së tyre nga një qytet në tjetrin brenda vendit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›