Ne vendin e dogoneve

Bandiagara eshte nje qytet dhe njekohesisht emri i nje rajoni ne shtetin afrikanoperendimor Mali. Pllaja spektakulare e gjate rreth 200 kilometra e Bandiagares ne vendin e pakices dogon-e u fut se bashku me traditen e saj ne vitin 1989 ne listen e trashegimise boterore per kulture dhe natyre UNESCO. Nje ekspozite mbi njerezit dogone dhe artin e tyre eshte hapur tani ne Bon. Ne sallen e ekspozitave dhe te artit te Republikes Federale me shume se 270 skulptura maska dhe objekte te perditshme nga koleksionet private dhe publike ne gjithe boten tregojne mjaft mire se perse dogonet renditen ne vendet me kulturen me te madhe te Afrikes.
Etnografi dhe histori arti
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift
Arti i ekspozuar nga Afrika sjell nje sfide tjeter ne krahasim me artin nga Evropa dhe bota perendimore. Shpesh ajo ne te kaluaren eshte interpretuar si nje vizion i nje bote te larget per te kenaqur nje deshire per eksotizem ose mbahej shkencerisht si nje ekspozite ne esence etnografike. Ne Bon do te kombinohet shija e artit dhe vizioni i diferencuar i nje kulture te huaj dhe kjo doli ne pah dhe terhoqi vemendjen kur objektet e eskpozites se pari u paraqiten kete vit ne muzeumin e Parisit du Quai Branly. Jo vetem arti dogon eshte treguar ne Bon. Me krijimet e bera nga balta e kuqe te vendosura ne fotografi tre me shtate metra te medha vizitoret do te zhvendosen ne atmosferen e Mali-t. Drejtori i ekspozites Wolfger Stumpfe Ne deshem ti jepnim vizitoreve me keto foto te medha edhe pershtypjen se ku jane krijuar te gjitha keto vepra dhe qe kjo eshte nje qasje krejt ndryshe nga ajo ne Quai Branly ku ka qene dhe stacioni i pare i ekspozites sone. Per veprat kishim pretendime thjesht ne formen e nje arti historik thjesht estetik dhe ne thame se po bejme nje ekspozite etnologjike. Prej vitesh ka nje diskutim jane keto objekte arti te vertete jane sende perdorimi apo jane objekte kulti per te cilat vleresimi eshte aq i larte sa vlera e artit. Dhe per kete nuk ka asnje rezultat perfundimtar asnje pergjigje. Une mendoj se jane te dyja natyrisht jane gjera qe nuk i perkasin nje konteksti te artit si i yni ku lart pour lart natyrisht qe aty nuk ka vend. Por megjithate jane objekte arti natyrisht.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Valle me maska ne Tireli /vendi i dogoneve
Objektet jane jashtezakonisht te ndryshme. Objekte te perditshme te dekoruara si kazma qe ndodhen prane maskave mjaft te medha te perpunuara imet qe jane perdorur vetem ne vallet rituale por qe perdoren edhe sot. Skulptura te shumta ofrojne nje imazh ne boten tradicionale te Dogon-it dhe te miteve te tyre nganjehere natyralist nganjehere qellimisht i formuar ne menyre abstrakte Ne qendrojme ketu para nje cifti dogon qe eshte bere nje veper arti dogone njohur ne historine e kultures perendimore.
Shume artiste te perendimit nga Picasso deri tek Kirchner e Braques ishin inspiruar nga arti oqeanik dhe afrikan. Dhe ky cift tregon pikerisht kete magjepsje. Aty tregohet ne menyre shume gjeometrike forma e trupave ne kube dhe trekendesha dhe kjo eshte dicka qe i perket artit modern te shekullit te 20-te.
Nje pjese e historise se krijimit te Dogon-it
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Dogon ekspozita ne Bonn
Ne thelb kjo eshte e rendesishme per qytetaret e Bonit kur shohin me sy kritik keto dy ekspozita nje me art historik dhe nje me art etnografik. Eksotizmit voyeuristische Blick kuriozet do te shmangeshin qellimisht. Si nje kunderpeshe jane paraqitur formate te medha qe tregojne skena nga e perditshmja moderne nje balerin i maskuar qendron prane nje djali te vogel dogon i cili mban te veshur nje triko futbolli te Gjermanise. Ne nje mur varet nje radio tranzitor dhe direkt prane kafka te thata majmuni.
Jo vetem aspekti i perendimoreve nga Afrika do te tematizohet aty por edhe aspekti Dogon ne Perendim Ne kemi intervistat tona te fundit ku jane incizuar dogonet duke iu drejtuar atyre gjashte pyetje te ndryshme Per shembull a u pelqen atyre qe kjo eskpozite kaq e madhe shfaqet ne Paris dhe ne Bon Pergjigjet e dogoneve nga njera ane tregojne se ata jane shume krenare qe per kulturen e tyre tregohet nje vemendje kaq e madhe ku 200 000 vizitore kane pare eskpoziten kur ishte e hapur ne Paris. Pala tjeter thote se jane te inatosur qe nuk kane rast qe keto objekte te cilat jane paraqitur ketu ti shohin vete edhe pse ata ne fakt perfaqesojne traditen dhe kulturen e tyre.
Si e vleresojne dogonet ekspoziten
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Art dogon dere ne Mali
Jo vetem qe pjesa me e madhe e dogoneve ndoshta nuk kane mundesi te udhetojne per ne Europe sepse u mungojne parate por edhe per shkak te barrierave politike ata do te pengoheshin per te realizuar kete. Sepse ata duhet te marrin vize per te udhetuar. Dhe per nje vizite ne eskpozite ne fakt nuk mund te marresh vize. Per situaten aktuale qe po kalon vendi Dogoni deshiron te terheqe vemendjen me ekspoziten e dyte nje kub i madh ne masen pese me pese metra i Organizates humanitare per te uriturit ne bote perpiqet te krijoje ne nje menyre tjeter nje lidhje te artit me Mali-n. Sonja Eberle nga Organizata humanitare per te uriturit ne bote thote Ketu do te mund te binin daullet ketu do te mund te sprovoheshin aromat ketu mund te shikosh filma dhe sidomos mund te hysh ne kontakt direkt me njerezit ne vendin Dogon Mund te hysh ne bisede online mund te kontaktosh permes funksionit komentues me njerezit ne kembim te drejperdrejte duke pyetur se cfare ka sot ne mesdite ne Dogon.
Dhe kjo zakonisht nuk eshte shume. Qysh prej vitit 2004 deklaron perfaqesuesja e organizates humanitare ne ndihme te te uriturve ne bote Dogoni eshte vendi qe eshte rrenuar vazhdimisht nga thatesira. Po ashtu nga efektet e ndryshimit te klimes Mali i takon sot nje nga dhjete vendeve me te varfera qe ka kjo bote. Ne ndihmojme shume konkretisht aty njerezit per ta ndryshuar kete situate. Por per kete duhet qe njerezit qe jane ketu ta kene te qarte dhe te kuptojne menjehere se cfare ndodh aty si eshte e perditshmja aty cfare do te thote per te qene Bandiagra ne treg cfare do te thote te jesh nje fermer apo te merresh me nje artizanat te vogel.
Keshtu eskpozita tashme e diferencuar e artit kultures dhe historise se Dogonit ne Bon do te plotesohet edhe me nje aspekt te rendesishem. Por cfare nuk mund te shmangesh eshte qe thjesht mund te shijosh pamjen e skulpturave te kendshme estetike dhe te maskave.
Autor Gnther Birckenstock/Mimoza Cika-Kelmendi
Redaktoi Angjelina Verbica