E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet presidenciale ne France - Socialisti Hollande sfidon Sarkozy-ne

Ish-kreu i socialisteve franceze Francois Hollande do te jete ne zgjedhjet e ardhshme presidenciale sfiduesi i presidentit te tanishem Nicolas Sarkozy. Gjate nje balotazhi te partise me te madhe opozitare kandidatura e tij mori rreth 56 per qind te votave kundrejt kandidates tjeter ish-ministres se Punes Martine Aubry.

Aubry e siguron Hollande per mbeshtetjen e saj

Une kam perceptuar shqetesimet qe prekin te ardhmen tone te perbashket shqetesimet per kaosin e financave ekseset e globalizimit problemet e Europes dhe rreziqet e mjedisit. Une dua ti bej te qarte kombit tone qe Franca mund te gjeje nje projekt te ri qe na lejon ne te bejme perseri perparime tha Hollande pas fitores.

Sipas vleresimeve votuan rreth tre milione zgjedhes te majte. Kryetarja e partise Martine Aubry pavaresisht humbjes deshiron te qendroje ne postin e saj. Ajo i beri thirrje partise per unitet Deri te shtunen u zhvillua nje debat ndersa te dielen u be zgjedhja. Ne u mblodhem rreth kandidateve tane. Tani ka nje ekip francez per ndryshim. Kjo ka te beje me vendosjen e nje kapitulli te ri ne qeverisje pas dhjete vjetesh te konservatoreve dhe pas pese vjetesh te Sarkozy-se deklaroi Aubry.

Hollande Franca mund te gjeje nje projekt te ri per te ecur perpara

Ne nje votim paraprak te dy keta kandidate paten marre shumicen e votave por jo nje shumice absolute. 57 vjecari fitoi ne balotazh me rreth 12 per qind me shume se rivalja e tij Aubry. Tre milione njerez moren pjese ne votim. Pjesemarrja eshte e mundshme per cdo francez i cili eshte i njohur me synimet e se majtes politike dhe paguan nje tarife prej nje euro. Sarkozy i cili ndodhet ne nje popullaritet te ulet sipas medieve se shpejti do te nise fushaten e tij zgjedhore. Zyrtarisht ai nuk ka bere te ditur ende nese ne prillin e vitit te ardhshem do te kandidoje per nje mandat te dyte.

Autor Mimoza Cika-Kelmendi dpa

Redaktoi E. Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›