elet ne Korce ekspozita retrospektive e Piktorit te Popullit Vangjush Mio
Eshtë çelur në Galerinë e Arteve Figurative në qytetin e Korçës ekspozita retrospektive e Piktorit të Popullit, Vangjush Mio.
Mjeshtri i madh i penelit erdhi këtë herë para artdashësve të shumtë korçarë me 44 punime, të përzgjedhura nga fondi i galerisë së arteve, ndërsa 7 prej punëve, të cilat janë pjesë e koleksionit të familjes Mio, u prezantuan për herë të parë.
Pjesa më e madhe e pikturave ishin në gjininë e peizazhit, me tematika të ndryshme, duke filluar nga rrugicat me kalldrëm të qytetit të Korçës, natyra e Vithkuqit, Drenovës apo Boboshticës dhe deri tek peizazhet e Sarandës dhe Ulqinit.
Publiku dhe artistët korçarë kanë vlerësuar talentin e jashtëzakonshëm të Vangjush Mios, i cili është cilësuar, jo vetëm si mjeshtër i peizazhit, por edhe themelues i pikturës moderne shqiptare.
Për vajzën e piktorit të madh, Rozeta Mio, çelja e kësaj ekspozite ka një rëndësi të veçantë, pasi publiku korçar dhe më gjerë ka mundësi të njihet në vazhdimësi me artin e tij dhe për më tepër të shijojë edhe piktura të panjohura më parë.
Ndërsa për piktorët korçarë, Mio do të mbetet gjithmonë mësuesi dhe frymëzuesi i brezave të artistëve,sidomos përsa i përket gjinisë së peizazhit dhe kompozimit.
Artistët kanë apeluar, që përveç hapjes së ekspozitave me punime të publikuara ose të panjohura më parë,është e domosdoshme që të krijohet edhe një katalog, ku të përmblidhet e gjithë krijimtaria e piktorit më vite.
Edhe pse Mio, ka qenë i pari piktor shqiptar që ka çelur një ekspozitë pikture në vendin tonë që në vitin 1920, pas kaq shumë dekadash, askush nuk është kujtuar që të hartojë një katalog të tillë për punimet e tij.
Ekspozita retrospektive e Vangjush Mios u çel në kuadër të aktivitetit të përvitshëm “Ditët e Mios”, e cila do të pasohet nga kolonia ndërkombëtare e piktorëve.